Shqiperia

Protesta, reagon Edi Rama: Dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi

Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga fillimi i protestës, kryeministri Edi Rama ka përcjellë një tjetër mesazh: “Durimi nuk është pritje. S’është të presësh duarkryq. Kjo është përtaci. Durimi është të vazhdosh kur vazhdimi është i vështirë dhe i ngadaltë. Dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi”

Ndërkohë pak më parë publikoi letrën e katërt publike drejtuar Bashës ku thuhet se nuk do të japë dorëheqjen dhe data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë.

Janë plot 1500 efektive që do të angazhohen në protestën e thirrur nga opozita këtë të shtunë. Nga organizatorët e protestës është njoftuar se protesta do të zgjasë nga ora 19:00 deri në mesnatë dhe ajo do te jetë një protestë marshim në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Por në pergjigjen zyrtare të rikthyer nga policia kerkohet që protesta të përqëndrohet vetem ne bulevardin kryesor, pasi pengon vijim normalisht të aktivitetit të qytetarëve jo protestues./lapsi

OPINIONE