Bota

Protesta të dhunshme në Ukrainë/ Plagosen 14 policë

Protestat kundër Presidentit aktual të Ukrainës, Petro Poroshenko, kanë vijuar edhe ditën e sotme.

Autoritetet ukrainase thonë se 14 policë janë lënduar gjatë përleshjeve me protestuesit anti-qeveritar në Kiev, ndërsa mësohet se përleshjet kanë ardhur pasi policët ndaluan protestuesit që të djegin goma në afërsi të ndërtesës së Parlamentit.

Protestuesit i kanë gjuajtur policinë me gurë dhe koktej molotovi, për çka ka nisur një hetim.

Në seancën plenare të mbajtur sot, ligjvënësi ukrainas, Anton Herashcheko tha se përleshjet janë “provokim” dhe akuzoi partinë opozitare Lëvizja e Forcave të Reja për organizimin e protestave, njofton rel. Nga ana tjetët, opozita dhe udhëheqësi i saj Mikheil Saakashvili, ka mohuar përfshirjen në këto protesta.
Saakashvili është dëbuar nga Ukraina më 12 shkurt.