Protesta të gjera kundër vendimit të Trampit në Bejrut

Me dhjetëra mijëra libanezë janë ngritur në protesta në kryeqytetin Bejrut për të dënuar vendimin e presidentit Donald Trump për njohjen zyrtare të Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. Protesta kundër vendimit të presidentit amerikan është organizuar me ftesë të Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit.

Kreu i lëvizjes së Rezistencës islamike të Libanit, Hezbullah, thotë se vendimi i fundit i presidentit amerikan Donald Trump për të njohur zyrtarisht Kodsin si kryeqytet i Izraelit, i ka izoluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtëpinë e Bardhë. Duke folur nga lagja Dahieh e kryeqytetit libanez, Bejrut, të hënën, Sejed Hasan Nasrullah vuri në dukje mitingjet masive të mbajtura për të kundërshtuar vendimin e Trump, duke falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në to për të treguar besnikërinë ndaj rezistencës. Të gjitha pozicionet e marra në vendimin e Trump mbi Kodsin ishin negative. Ne i vlerësojmë të gjitha ato vende, kombe dhe kërkues të lirisë, të cilët e kundërshtuan shpalljen e Kodsit nga Trump si kryeqytet i Izraelit. Trump besonte se pas shpalljes së vendimit të tij, e gjithë bota do të qëndronte në vijë për të ndjekur shembullin, por të gjitha reagimet nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe evropianët, vendet aziatike dhe amerikane ishin të kundërt me atë që priste. Si rezultat i këtyre reagimeve, Nasrullah tha se, Trump dhe Shtëpia e Bardhë janë izoluar në mesin e kombeve botërore. Ai vuri në dukje tubimet masive të protestave të mbajtura në të gjitha vendet anembanë botës, duke përfshirë Bejrutin dhe udhëheqësi i Hezbullahut falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, duke i ftuar ata që të vazhdojnë protestat e tyre në të gjitha mënyrat e mundshme, duke përfshirë edhe hapësirën kibernetike dhe mediat sociale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne