Protesta te Rruga e Kombit, reagon për herë të parë Arta Marku

Pas përfundimit të protestës në Rrugën e Kombit ka reaguar dhe Prokuroria e Përgjithshme. Në një njoftim për mediat organi i akuzës deklaron se po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe uron shërim të shpjete të të lënduarve.

Deklaratë e Prokurorisë së Përgjithshme

Prokuroria e Përgjithshme po ndjek me vëmendje ngjarjet e zhvilluara në protestën e paradites së 31 marsit në segmentin rrugor pranë Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit.

Prokuroria e Përgjithshme, Kryeprokurorja znj.Arta Marku, uron shërimin e shpejtë të të lënduarve në protestë.

Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, Drejtuesja e saj Alketa Nushi me një grup prokurorësh të kësaj prokurorie, shkuan në vendgjarje dhe po punojnë për të gjetur autorët dhe shkaktarët e dhunës.

Kryeprokurorja znj.Arta Marku kërkon, mbështet dhe vë në dispozicion të Prokurorisë së Kukësit të gjitha burimet logjistike dhe njerëzore për zhvillimin me intensitet dhe rezultativ të hetimeve dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjin.

Prokuroria është në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne