Protestani Veliaj e puth në buzë vogëlushen tek Alketa, “incidenti” kalon në heshtje (Video)

Në fillim të kësaj jave kryebashkiaku ishte i ftuar në një emision që protagonistë ka fëmijët dhe pyetjet e tyre të inskenuara.

Bëri jo pak bujë “rënia” e Veliajt në “Në kurthin e Piter Pan”, ku disa prej fëmijëve i drejtuan pyetje rreth dhunës policore ndaj shitësve ambulantë, ku me një kapërcim dredharak doli nga situata me arsyetimin se policia është e fortë dhe nuk i kthehet fjala, sepse po bëhet shtet sipas tyre.

Mirëpo, meqë Veliaj ka vite i martuar me Ajola Xoxën, nuk mund t’i shmangej pyetjes se pse nuk bën një fëmijë, çfarë dëshiron të jetë vajzë apo djalë, pse u thotë fëmijëve të botës se i ka si fëmijët e vetë e kështu me radhë.

Njëra nga vajzat e emisionit e pyeti Veliajn:

Ti ju thua fëmijëve të botës që juve ju kam si fëmijët e tu. Unë kam, dy baba? Edhe unë jam fëmijë bote?”

Dhe përgjigja e kryebashkiakut ishte:

Jo, ti ke mamin dhe babin tënd, por ne i trajtojmë fëmijët në kopshte dhe në çerdhe sikur të jenë fëmijët njësoj dhe kjo është arsyeja pse e marrim seriozisht këtë punë.”

Një përgjigje që siç i thonë shqiptarët “sa për të larë gojën”, sepse prindërit e dinë më së miri se çfarë ndodh nëpër kopshte, çerdhe dhe shkolla të Tiranës, se si trajtohen ca si të njerkës e ca si të nënës…

Megjithatë, me siguri ajo që i ka shpëtuar publikut ishte një “incident” shkruan joq.al, mes Veliajt dhe një vajze të vogël. Teksa vajza ngrihet dhe shkon ta përqafojë Erion Veliajn, të dy puthen padashje.

Ajo që mund t’i bëjë ndokujt përshtypje në këtë skenë është se pas “incidentit” Alketa insiston që vajza të këndojë me Veliajn, ku ky i fundit e merr në prehër dhe këndojnë.

Por, përveç kësaj, si nuk reagoi vetë Veliaj qoftë edhe me shaka për ta kaluar këtë siklet me një fëmijë të mitur? Hamendësojmë që nëse dikush do na puthte padashje, reagimi nuk do ishte ky që shohim në sekuencën e mëposhtme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne