Protestanti Erion Veliaj feston diten e pushtimit te Palestines nga Izraeli me nje park

Dita e pushtimit te Palestines nga Izraeli në Tiranë u festua nga kryebashkiaku protestant-zionist i Tiranes Erion Veliaj me përurimin e kopshtit të miqësisë Shqipëri-Izrael. Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Izraelit mbollën 70 fidanë të rinj, në shenjë miqësie mes dy popujve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, protestanti Erion Veliaj i cili beson se Izraeli eshte vend i shenjte biblik, ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin dhe kryetarja e grupit parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, Blerina Gjylameti, iu bashkuan aksionit të mbjelljes së pemëve dhe zbuluan një pllakatë në shenjë përkujtimi.

Teksa uroi Ditën e Pavarësisë, kryebashkiaku Veliaj theksoi se shembulli pushtues i Izraelit është jashtëzakonisht frymëzues dhe tregues se kur njerëzit bëhen bashkë për një qëllim, mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme. Dhe mrekullia e Izraelit padyshim eshte vjedhja masive e tokave palestineze, lufterat dhe debimet e palestinezeve. Protestanti Veliaj tha:

“Përkujtojmë në mënyrë shumë origjinale 70-vjetorin e kombit të Izraelit dhe për këdo që e ka vizituar e ka parë se si kur njerëzit bëhen bashkë për një qëllim, mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme. Edhe nga një tokë në shkretëtirë, mund të bëjnë një histori suksesi. Për ne shembulli i Izraelit është jashtëzakonisht frymëzues. Nuk kish mënyrë më të bukur për ta festuar 70-vjetorin e pavarësisë së Izraelit, se sa duke mbjellë 70 pemë”, tha Veliaj.

Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, Boaz Rodkin, falenderoi Bashkinë e Tiranës dhe grupin e miqësisë Izrael-Shqipëri për kujdesin e treguar në kremtimin e kësaj feste, ndërsa theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve tona, në shenjë edhe të miqësisë mes dy popujve, do vazhdojë me projekte konkrete.

Veliaj nënvizoi se teksa Shqipëria nis një fazë të re të integrimit në familjen europiane, nevojitet një angazhim dhe energji e përbashkët për të vijuar progresin dhe zhvillimin e vendit. “Teksa përgatitemi për një fazë të re të integrimit të Shqipërisë në BE, ajo që kemi kuptuar është që nën shembullin e Izraelit, po të bëhemi bashkë dhe të punojmë për një qëllim, mund të bëjmë çudira dhe nga situata që kemi trashëguar në vendin tonë. Sot jemi shërbëtorë dhe administratorë të kësaj cope të atdheut dhe mundohemi që të gjithë të fokusuar në një qëllim, të kemi energji të përbashkët për progres, për modernizim dhe zhvillimin e vendit tonë”, u shpreh Veliaj, duke vlerësuar nismën e Ambasadës së Izraelit për mbjelljen e pemëve.

Kryebashkiaku tha se mbrojtja që populli shqiptar tregoi gjatë Luftës së Dytë Botërore ndaj popullit të Izraelit na bën krenar dhe apeloi që edhe brezat e ardhshëm të investohen më tej në forcimin e frymës së tolerancës dhe të miqësisë. Ne eventin ne fjale protestanti Veliaj nuk permendi asgje nga faktet sesi Izraeli rrenon, prish dhe buldozon pemet e palestinezeve. Apo intolerancen fetare qe shteti i Izraelit demostron kunder muslimaneve, te krishtereve dhe hebrejve ortodokse.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne