Protestat Anti-G20 – Policia e Hamburgut kërkon ndihmë nga të gjitha shtetet federale gjermane

Policia e Hamburgut kërkoi mbështetje shtesë nga të gjitha shtetet federale gjermane mes protestave në shkallë të gjerë kundër samitit të G20, i cili është duke u zhvilluar në qytetin port të Gjermanisë, njoftoi media vendase të premten.

Agjensitë e zbatimit të ligjit nga Berlini dhe shteti federal i Mecklenburg-Pomeranisë Perëndimore kanë dërguar tashmë policë shtesë në Hamburg, njoftoi gazeta Die Welt.

Gazeta gjithashtu raportoi se shteti federal i Baden-Württembergit kishte dërguar 200 policë shtesë, Mecklenburg-Vorpommern mbi 200 policë dhe Berlini 300 policë.

“Ne mund vetëm të shpresojmë se thashethemet që ekstremistët ndërkombëtarë të majtë duan të sulmojnë kryeqytetin paralelisht nuk do të jenë të vërteta, sepse ka pasur indikacione për një kohë të gjatë,” tha oficeri i lartë i policisë, siç citohet nga gazeta.

Deri tani, siguria e pjesëmarrësve në samit është ofruar nga 20,000 oficerë të zbatimit të ligjit nga i gjithë vendi. Policia pret deri në 100,000 protestues të shtunën, sipas gazetës.

“Ka sinjale alarmante, situata po përkeqësohet, policia duhet të mbrojë të drejtat themelore, tani këto të drejta janë sfiduar nga njerëz të gatshëm të përdorin dhunën”, tha përfaqësuesi i bashkësisë policore të Berlinit.

Sipas raporteve të fundit, numri i oficerëve të policisë të plagosur në përleshjet me protestuesit në rrugët e Hamburgut arriti në 130 deri të premten në mëngjes, ndërsa 37 shkelës janë ndaluar. Grupet e organizuara agresive po përpiqen të arrijnë ndërtesën e qendrës tregtare ndërkombëtare, ku po zhvillohet samiti i G20. Disa makina policie janë sulmuar dhe një helikopter policie është sulmuar nga një raketë sinjalizuese. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne