Protestat e opozitës hapen nga të rinjtë, FRPD sot para Kryeministrisë

Sezoni i ri i protestave të opozitës duket se do të hapet nga të rinjtë.

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka thirrur një protestë sot në orën 12:30 para Kryeministrisë.

Një ditë më parë Basha tha se rotacioni politik i pashmangshëm, por duhet të vijë pa kosto për qytetarët.

“Nuk ka forcë mbi këtë dhe që do të ndalë rrotacionin. Edi Rama i ka bërë hesapet gabim, ja kam thënë para një muaji dhe po ja përsëris, nuk ka forcë mbi tokë ta ndalë rrotacionin.

Unë mbetem i përkushtuar që procesin ta përfundoj me mjete politike, për hir të vendit, stabilitetit, këtyre familjarëve dhe fëmijëve të tyre duhet që kjo të vijë pa kosto për shqiptarët. Boll kanë paguar kosto, 30 vjet kosto rrotacion pas rrotacioni,”-deklaroi Basha.

Lulzim Basha tha se opozita momentalisht është përqendruar tek instrumentat politik që diktohen edhe nga Bundestagu gjerman, ndërsa i bëri apel shqiptarëve që të jenë bashkë në rezistencën kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese dhe mbrojtjes së demokracisë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne