Protestat në Bregun Perëndimor: Nuk përkulet një umet që ka komandant Muhamedin

I gjithë Bregu Perëndimor dhe më gjerë është përfshirë në protesta pas vendimit të Trump mbi “kryeqytetin e Izraelit” .

Vendimi i presidentit të SHBA-ve Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si “kryeqytet të Izraelit” u protestua në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Ushtarët e Izraelit ndërhynë me gaz lotsjellës si dhe me plumba të vërteta ndaj protestuesve palestinezë në Bab ez-Zaviye të qytetit El-Halil, në dy qyteza në afërsi të Kalkilijjes si dhe në Kusra, e cila ndodhet në afërsi të qytetit Nablus.

Një numër i madh i protestuesve të prekur nga gazi i hedhur, përjetuan rrezik asfiksimi.

Aktivisti i Komitetit të Rezistencës Popullore Murad Ishtivi, njoftoi se 4 persona, njëri prej tyre gazetar, janë plagosur me plumba plastike gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelite ndaj protestuesve në qytezën Kefer Kaddum, në afërsi të Kalkilijjes.

Sipas një njoftimi të Hënës së Kuqe të Palestinës, policia izraelite ka plagosur një palestinez në Portën e Damaskut të Qytetit të Vjetër.

“Nuk përkulet një umet që ka komandant Muhamedin”, brohoritnin protestuesit, të cilët janë duke vazhduar të protestojnë në Portën e Damaskut.

Tensionet në qytetin e shenjtë janë ende duke vazhduar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne