Protestë e banorëve të Golanit

Banorët e lartësive Golan publikuan një deklaratë ku dënonin Presidentin e SHBA për deklaratat e tij të fundit rreth njohjes nga Uashingtoni të sovranitetit të paligjshëm të Izraelit mbi lartësitë e Golanit.

“Deklaratat e Trump mbi Golanin nuk janë të reja, sepse ne e dimë mbështetjen që ai i jep kryetarit të qeverisë së regjimit okupator sionist në një kohë kur Benjamin Netanjahu po kalon një krizë politike dhe gjyqësore,” shkruhet në këtë deklaratë . “Populli i Golanit të pushtuar po i tregon botës, sidomos administratës amerikane, se stabiliteti rajonal nuk do të arrihet për aq kohë sa okupimi të vazhdojë dhe derisa Shtëpia e Bardhë mbështet politikat raciste të entitetit sionist” theksohet në këtë deklaratë. Në deklaratën e tyre, banorët e Golanit të pushtuar u drejtohen okupatorëve izraelitë dhe mbështetësve të tyre perëndimorë me këto fjalë: “Planet tuaja të mëparshme në kohën e paraardhësve të Trump kanë dështuar. Intrigat e reja do të dështojnë gjithashtu. Mësoni nga historia … Fitorja përfundimtare do të kthehet te njerëzit që e meritojnë atë, pa marrë parasysh se sa kohë duhet. “/ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne