Protestë e fortë në Turqi kundër ‘imperializmit, sionizmit’, Izraelit dhe SHBA-së, arrestohen shumë persona

Policia turke ka arrestuar dhjetëra aktivistë gjatë një proteste në Stamboll, ku denoncoheshin Izrali dhe Shtetet e Bashkuara pas njohjës së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Duke mbajtur banderola si “kundër imperializmit, sionizmit dhe partnerëve të tyre të brendshëm”, protestuesit u mblodhën në Kadikoy në anën aziatike të Stambollit, shkruan AFP.

Protestat e organizuara nga grupet fetare konservatore turke, kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër vendimit të Presidentit Trump.

Protesta në mbështetje të palestinezëve janë mbajtur edhe gjatë një lutje myslimane jashtë xhamisë së Sofisë.

Vendimin e Donald Trump e ka kundërshtuar edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka kërkuar edhe mbajtjen e një samiti të vendeve islamike me 13 dhjetor në Stamboll.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne