Shqiperia

Protestë edhe në Dibër për TVSH, tregtarëve i bashkohen edhe fermerët

Qindra biznesmenë, fermerë dhe blegtorë protestuan përpara Prefekturës së Dibrës. Ata i bënë thirrje Qeverisë të tërheqë vendimin për vendosjen e TVSH-s për biznesin e vogël.

Tregtarër kërkuan taksë fikse vjetore për biznesin e vogël, ndërsa fermerët kërkuan dëmshpërblimin për prodhimet e dëmtuara dhe bletët e ngordhura nga kultivimi i bimëve narkotike.

Në Dibër bujqit prej 5 vitesh nuk përfitojnë subvencione, as në bujqësi, blegtori, pemtari, apo bletari.

OPINIONE