Protestë kundër racizmit në Florida

Qindra protestues marshuan drejt universitetit të Floridës për të kundërshtuar fjalimin e një nacionalisti të bardhë që predikonte mbi superioritetin e racës së bardhë në SHBA.

Evenimenti ku mori pjesë Richard Spencer në zonën e Gainsville detyroi Guvernatorin e Floridës që të shpallte gjendjen e emergjencës dhe qindra policë u dyndën në territorin e universitetit. Protestuesit e penguan sa mundën fjalimin e Spencer, i cili i quajti demonstruesit idiotë. Fjalimi i tij vjen dy muaj pas marshimit të ekstremit të djathtë në Virxhinia ku një person humbi jetën. Para fjalimit, Spencer falenderoi universitetin që e lejoi ta mbante atë, por i menjëhershëm ishte reagimi i këtij institucioni arsimor. Drejtuesit e shkollës thanë se nuk ishin mbështetës të Spencer dhe nuk donin që ta lejonin fjalimin e tij, por ligji i detyron të respektojnë lirinë e fjalës. Protestuesit e shumtë në vend hodhën parulla kundër Spencer në veçanti dhe racizmit në përgjithësi, duke thënë se këto fenomene negative shkojnë kundër të gjithë Amerikës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne