Protestë masive anti-Trump në Indonezi

Dhjetëra mijëra myslimanë indonezianë kanë dalë nëpër rrugë në kryeqytetin Xhakarta, duke denoncuar vendimin e Presidentit të SHBA Donald Trump për të njohur Kudsin e shenjtë si “kryeqytet” i Izraelit.

Rreth 80,000 protestues – sipas vlerësimeve të policisë – marshuan nga xhamia kryesore në kryeqytetin indonezian në një shesh përpara Ambasadës së SHBA të dielën, duke i bërë thirrje Uashingtonit për të tërhequr vendimin e diskutueshëm. Tubimi u organizua nga Këshilli i Ulemave të Indonezisë, organi më i lartë klerik i vendit, i mbështetur nga qeveria, si dhe nga grupe të ndryshme muslimane dhe organizata islamike. Një zëdhënës i policisë indoneziane tha se 20,000 policë dhe pjesëtarë të ushtrisë ishin vendosur në këtë zonë për të ruajtur sigurinë. Policia gjithashtu nuk lejoi protestuesit të kalojnë pengesat me tela me gjemba jashtë Ambasadës Amerikane në Xhakarta./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne