Protestë në Beograd kundër “Nobelit për tradhti…” Kandiqit

Lëvizja “Zavetnici” (Betimtarët) kanë mbajtur një protestë para Shtëpisë së të Drejtave të Njeriut në qendër të Beogradit, ndërsa nga Iniciativa Qytetare theksohet se bëhet fjalë për “Protestë kundër OJQ-ve”, raporton B92.

“Ndonëse ishte ftuar, policia nuk u shfaq në vendin ku po zhvillohej protesta. Shënjestërimi i atyre që mendojnë ndryshe po vazhdon në atmosferën e mosndëshkimit që e ka krijuar Qeveria” theksohet përmes Twittrit.

“U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të reagojnë me shpejtësi ndaj shënjestërimeve të atyre që mendojnë ndryshe dhe të qëndrojnë në mbrojtje të lirisë së shprehjes si një e drejtë themelore njerëzore”, theksojnë ata.

Në fotografitë nga protesta të publikuara në rrjetet sociale shihen pllakata në të cilat janë vendosur fotot e kryetares së Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e nën të cilat shkruan “Çmimi Nobel për tradhti të popullit serb”.

“Do ta ndjekim Natasha Kandiqin, Sonja Biserkon dhe OJQ-të antiserbe nga hapësira afariste e qytetit”, theksojnë “Betimtarët” në faqen e tyre në Facebook.

Rikujtojmë se Natasha Kandiq dhe Fondi për të Drejtën Humanitare janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, ndërsa propozimin e kanë bërë kryesuesi i Komisionit amerikan të Helsinkit, senatori amerikan nga Misisipi Roger Wicker dhe anëtari demokrat i Këshillit për Marrëdhënie Politike me Jashtë i Dhomës Përfaqësuese, kongre3sisti Eliot Engel, transmeton Koha.net.

Shtëpia e të Drejtave të Njeriut dhe e Demokracisë, është rrjet i organizatave të shoqërisë civile që janë bërë bashkë, siç theksohet, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe aktiviteteve të përbashkëta për të ndikuar në gjendjen e fushës së të drejtave të njeriut.

Shtëpi ekziston nga nëntori i vitit 2011, ndërsa themelues të organizatës janë Nismat Qytetare, Qendra për të Drejtat e Njeriut e Beogradit, Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut, Këshilli i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra për Politikë Praktike.

Lëvizja “Betimtarët” do të marrë pjesë në zgjedhjet e Beogradit që mbahen më 4 mars.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne