Protestë në Gaza, qindra palestinezë me qirinj në dorë

Qindra palestinezë dolën në rrugë mbrëmë në Rripin e Gazës, dhe me qirinj në dorë protestuan kundër represionit izraelit dhe bllokadës, raporton Anadolu Agency (AA).

Me ftesë të Hamasit, disa qindra qytetarë të Rripit të Gazës dolën në rrugë për të protestuar kundër bllokadës izraelite, represionit të përgjithshëm dhe krizës për furnizim me energji elektrike. Qytetarët me këtë rast kanë ndezur qirinj.

Një nga zyrtarët e Hamasit, Mushir el-Misri, akuzoi qeverinë zyrtare palestineze se po ushtron represion ndaj Hamasit i cili udhëheqë me Rripin e Gazës. Ai theksoi se Hamasi, pavarësisht të gjithave, nuk do të dorëzohet.

Ai tërhoqi vëmendjen për problemin e mungesës së energjisë elektrike në Rripin e Gazës për çka fajësoi direkt qeverinë palestineze në Ramallah.

Elektroekonomia e Gazës ka deklaruar se të dielën elektranat në Rripin e Gazës do të pushojnë së punuari për shkak të mungesës së karburantit.

Turqia dhe Katari më parë kanë dhuruar sasi të caktuar të karburantit për të furnizuar stacionet e energjisë në Rripin e Gazës, por furnizimet pothuaj se kanë mbaruar. Qeveria palestineze akuzon Hamasin si përgjegjëse për problemet në furnizimin me energji elektrike në Rripin e Gazës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne