Protestë në Greqi, kërkohet lirimi i dy ushtarëve të arrestuar në Turqi

Qindra persona iu bashkuan një proteste në Greqi, duke kërkuar lirimin e dy ushtarëve grekë të arrestuar nga Turqia në fillim të Marsit.

Tubimi ku ishin pjesëmarrës edhe përfaqësues të klerit ortodoks u zhvillua në qytezën e Orestiadhës, pranë kufirit me Turqinë.

Manifestimi u realizua duke përcjellë mesazhin e paqes, ndryshe nga qëndrimet e dy vendeve të shfaqura kohët e fundit.

Kujtojmë atë çka tha ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos në një intervistë të publikuar të shtunën në gazetën franceze ‘Liberation’, se: “Greqia është e detyruar të mbrojë territorin e vet pas incidenteve të shumta me palën turke. Nuk bëhet fjalë vetëm për cënimin e integritetit territorial të Greqisë por të gjithë Bashkimit Europian.”

Dy ushtarët grekë u arrestuan më 2 Mars teksa patrullonin në një territor kufitar, që pretendohet nga të dyja vendet. Greqia dhe Turqia kanë probleme të shumta përgjatë kufirit mes dy vendeve dhe ishujve, që kohët e fundit janë bërë objekt tensionesh të vazhdueshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne