Protestë në Kosovë nga familjarët e “Grupit të Kumanovës”, pankarta edhe për Gruevskin

Ndërsa në Pejë mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, jashtë ambienteve ku po mbahet ceremonia dhjetëra persona, kryesisht familjarë të të dënuarve të “Grupit të Kumanovës” janë duke protestuar duke kërkuar lirimin e familjarëve të tyre nga burgu.

“Ku mbetën djemtë e grupit të Kumanovës?”, “Ku mbeti Gruevski?”, “Gruevski iku përmes Shqipërisë”, janë disa nga pankartat të cilët po i mbajnë në duar familjarët e të dënuarve të Grupit të Kumanovës, njofton Gazeta Ekspres.

Gjatë fjalës së saj, nëna e Valdet Zekës, Shyhrete Zeka, ka thënë se është turp për qeverinë e Shqipërisë qe ka ndihmuar Nikolla Gruevskin të ikë nga Maqedonia përmes Shqipërisë, ndërsa nuk është kujdesur asnjëherë për ata që janë në burg në rastin e Kumanovës.

Ndryshe, për ngjarjet që ndodhën më 9 dhe 10 maj 2015 në Kumanovë, në muajin nëntor të vitit të kaluar ishin dënuar gjithsej 33 persona, ku shtatë prej tyre me burg të përjetshëm, ndërsa të tjerët me burg prej 12 deri 40 vite.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne