Protestë në Liban kundër shkeljeve izraelite ndaj xhamisë Al-Aksa

Në Liban u mbajt protestë kundër Izraelit për shkak të shkeljeve ndaj xhamisë Al-Aksa.

Një grup qytetarësh të mbledhur në xhaminë ‘Muhammed el-Emin’ në qendrën e kryeqytetit libanez Bejrut, pas namazit të xhumasë me pankarta të ndryshme në duar bënë tekbir dhe brohoritën slogane kundër Izraelit.

Në fjalimet e mbajtura gjatë protestës u tha se Mesxhid-i Aksa është kibla e parë e muslimanëve dhe se muslimanët nuk do të ngurrojnë të japin edhe jetën për ta mbrojtur atë.

Në protestën në bashkëorganizim të qytetarëve të Libanit dhe palestinezëve, disa të rinj kishin të veshur jelekë me shkrimin në gjuhën turke “Jerusalemi është amaneti im”.

Protesta përfundoi pas lutjeve të bëra për Mesxhid-i Aksa-në dhe botën islame.

Kujtojmë se më 14 korrik, ditën e premte, policia izraelite vrau tre palestinezë në kompleksin Al Aksa me pretendimin se kanë sulmuar me armë, ndërsa deklaroi se gjatë incidentit janë plagosur dy policë izraelitë, të cilët ndërruan jetë në spital.

Pas incidentit, forcat izraelite mbyllën portat e kompleksit Al Aksa. Të dielën, ata hapën dy porta të saj, duke vendosur detektorë elektronikë të sigurisë.

Popullata palestineze vlerëson se detektorët metalikë nuk janë vendosur për qëllime të sigurisë por për të krijuar sundimin mbi Aksa-në.

Palestinezët shprehin shqetësimet se nëse ky hap i njëanshëm që është marrë pa u konsultuar me Fondacionin Aksa, i cili zyrtarisht njihet nga Izraeli për të drejtën e menaxhimit të Aksa-së pranohet, atëherë do të vijojnë hapat e mëtutjeshëm, nëpërmjet të cilave Aksa do të ndahet në mënyrë kohore dhe hapësinore dhe do të merret nga duart e tyre për t’iu dhënë hebrenjve./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne