Protestë në Skenderaj, nuk duan që Vuçiç të shkelë në Drenicë

Dega e Shoqatës së Veteranëve në Skenderaj përmes një njoftimi zyrtarë kanë thënë se nesër Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic përmes rrugëve të Drenicës do të vizitojë fshatin Banjë.

Ata kanë ftuar për protestë në sheshin ‘Adem Jashari’ në ora 06:00 të mëngjesit për të bllokuar të gjitha rrugët që qojnë në fshatin Banjë.

“Nga shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, dega Skenderaj. Të nderuar qytetar të Skenderajt, veçanërisht luftëtar, invalid dhe familjar të dëshmorëve. Fillimisht ju kërkojmë falje që po iu shqetësojmë në këto orë të vona, por sa po morëm lajmin se Aleksandar Vuçiq, nesër do të shkelë tokën e Drenicës. Andaj duke ju kërkuar secilit mirëkuptim në një ditë fundjave për shqetësimin tuaj, na falni por duhet të iu ftojmë në protestë, sepse po vjen pa kërkuar falje një President i një shteti që ka vrarë, masakruar dhunuar popullatën e pa fajshme nga foshnja e porsalindur deri tek mosha ma e shtyrë, zgjohuni në këmbë të gjithë ta ndalojmë Vuçiqin që mos të shkelë në tokën e Drenicës”, thuhet në njoftim.

“Asnjë zyrtar i shtetit Serb që ka shkaktuar dhunë dhe vuajtje në Kosovë nuk do të duhej të lejohej të hynte në Kosovë pa kërkuar falje.”

“Takohemi të gjithë në Sheshin “ADEM JASHARI” në ora 06:00 në mëngjes për ti bllokuar të gjitha rrugët që çojnë në Banjë fshat ky në tokën arbërore”. O sot o kurrë”, përfundon njoftimi.

Burimi: Koha islame

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne