Protestë para Kryeministrisë kundër marrëveshjes për refugjatët

Kjo e hënë ka nisur me protesta para godinës së Kryeministrisë, kundër kampeve të refugjatëve në Shqipëri. Në bulevardin Dëshmorët e Kombit, një grup të rinjsh po protestojë kundër marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, lidhur me qendrat pritëse të refugjatëve që kapen në det nga autoritetet e shtetit fqinj. Me pankarta në duar dhe duke brohoritur “Marrëveshje ilegale, rezistenca globale”, të rinjtë shqiptarë, por edhe të huaj shprehën kundërshtimin e tyre ndaj kampeve të refugjatëve në Gjadër.

Protestë para Kryeministrisë kundër marrëveshjes për

Pritet, që pas tubimit para Kryeministrisë, të shkojnë dhe të protestojnë tek Ambasada Italiane në Tiranë si dhe te delegacioni i BE. Kujtojmë se aktualisht në dy kampet që hapën dyert në tetor, nuk ka asnjë emigrant dhe marrëveshja mes Ramës dhe Melonit ka mbetur vetëm në letra./NewsBomb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne