Bota

Protestë rreth “Qabesë” në Bruksel, në shenjë proteste ndaj Bin Selmanit të Arabisë Saudite

Në Bruksel u organizua një protestë në të cilën protestuesit u mblodhën simbolikisht rreth një maketi të Qabesë, në shenjë proteste për kufizimet në Arabinë Saudite për pelegrinët individualë.

Sipas mediave të huaja, demonstruesit nga vende të ndryshme ku jetojnë myslimanët rrethuan maketin në sheshin Schuman, ku gjenden institucionet e Bashkimit Evropian.

Organizatori i protestës është OJQ Al Haramain Watch, raporton Al Jazeera.

Muhammad Farah, një anëtar i organizatës, tha per  Anadolu se demonstruesit janë qytetarë arabë që janë kundërshtarë të politikave të Arabisë Saudite.

“Ata na pengojnë të bëjmë haxh sepse nuk jemi në një mendje me autoritetet saudite. Haxhi nuk i përket princit të kurorës Mohammad bin Salman, por të gjithë myslimanëve. Ata nuk kanë të drejtë të pengojnë myslimanët që të shkojnë në haxh”, citohet të ketë thënë ai. /AA

OPINIONE