Protestojnë zezakët: Mos e bëni Guinenë, Shqipëri të Afrikës

GJERGJ THANASI

Zakonisht, kur ankohen apo qurraviten shqiptarët e kanë në majë të gojës krahasimin e Atdheut të vet me Afrikën si etalon prapambetje, mizerje etj. Pas 5 vitesh “Rilindje” gjërat janë përkeqësuar edhe më tej. Atdheut tonë Shqipërisë i ka dalë nami i keq jo vetëm në Bruksel (BE) apo në Uashington, por edhe në Afrikë. Gjithnjë e më tepër mediat afrikane, politikanë apo sindikalistë afrikanë e përdorin Shqipërinë si etalon të së keqes.

Në vazhdim do ofrojmë një shembull nga Konakri, kryeqyteti i Guinesë. Aktualisht Guinenë e qeveris me dorë të fortë presidenti 80 vjecar Alfa Conde, i cili është në këtë post që nga viti 2010. Qeverisja e tij është shoqëruar nga një valë në rritje korrupsioni dhe hajdutërie, ku akuzohet sidomos i biri dhe e shoqja Djene Kaba Conde. Shqiptarëve një hajdutëri e tillë u kujton automatikisht Olsin dhe Lindën me bankën e saj ABI!

Sindikata e Portit të Konakrit po proteston fuqishëm kundra dhënies së këtij porti mekoncesion një kompanie turke. A nuk ngjan ky koncesion në Afrikë si koncesionet turke e gjermane në Portin e Durrësit?!?!?!? Drejtoresha e Autoritetit portual Konakri as që denjoi t’i takonte sindikalistët. Punonjësit portual menjëherë filluan të hedhin parulla kundra presidentit Alfa Conde duke e akuzuar atë se po e kthen Guinenë në një Shqipëri të dytë në Afrikë. Punëtorët e akuzojnë vecanërisht për koncesionet e ndryshme si edhe privatizime të pronës shtetërore për 2 groshë. Punonjësit konkretisht përmendin shitjen e kompanisë shtetërore të telefonisë “SOTELGUI”, privatizimin e Kullave binjake “BOULBINET” pranë portit të peshkimit në Konakri. O Zot sa ngjajnë me të ashtuquajturat kulla të Sabri Godos ngjitur me portin e peshkimit në Durrës?!?!?!? Ata e akuzojnë presidentin për dhënien me koncesion të minierave të hekurit “AREDOR”, koncesion ky, që ne shqiptarëve në kujton dhënien me koncesion të  kromit të Bulqizës. Sekretari i përgjithshëm i sindikatave të Guinesë z. Said Cheick Ture thekson se presidenti Conde po kërkon të privatizojë për një copë bukë Tregun “NIGER”. Sa na kujton ky privatizim tregun ushqimor të shumicës në Tiranë!!! Po ashtu duan të privatizojnë edhe Qendrën tregtare “Nginguema”, që ne shqiptarëve se pse na kujton investimin e quajtur “TEG”! Sindikata CNTG e Guajanës në përgjigje të këtyre plackitjeve dhe të këtij korrupsioni të nivelit shqiptar në Guine ka vendosur, që në 13 shtator të nisë grevën e përgjithshme kundra presidentit Conde. Këtu nuk ka asnjë ngjashmëri me Shqipërinë, sepse “delet” shqiptare janë realisht “unter menschen” krahasuar me këta zezakët e Guinesë, që me greva e ndoshta edhe me armë po i thonë ndal presidentit hajdut Conde bashkë me gruan dhe djalin e tij.

Që lexuesi të bindet se ky shkrim nuk është fejton por një realitet i hidhur për Shqipërinë e shndërruar në etalon të së keqes madje edhe për vendet e  Afrikës së Zezë (Afrika Subsahariane) po ofrojmë edhe linkun e shkrimit origjinal, ku përmendet emri i Shqipërisë 3 herë në një shkrim me vetëm 222 fjalë. Linku: https://libreopinionguinee.com/port-de-conakry-les-travailleurs-accusent-alpha-conde-bientot-le-marche-niger-sera-vendu/

/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne