Protestuesit edhe një natë tjetër në qeli, masa e sigurisë jepet në Kukës

23 protestues të arrestuar nga policia për protestën në Kukës do të kalojnë një natë tjetër në qeli. Gjykata vendosi të shtyjë për të mërkurën dhënien e masës së sigurisë, vendim që do të jepet në Kukës.

Prokuroria dërgoi mëngjesin e sotëm në gjykatë materialet për të arrestuarit, ku ka kërkuar vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë për ta. Gjykata e Kukesit do te vlerësojë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e prokurorisë për arrestimin e tyre. Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për shkatërrim të pronës, shkatërrim të pronës më zjarr, kundërshtim të punonjësit të rendit publik.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne