Protestuesit palestinezë djegin portretet e mbretit saudit dhe të princit trashëgimtar

Palestinezët marshuan në Rripin e Gazës për të protestuar kundër njohjes së Kudsit si kryeqytet i Izraelit, duke djegur fotografitë e pushtetarëve amerikanë dhe sauditë.

Tubimi, i organizuar nga Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, mblodhi mijëra njerëz në enklavën e rrethuar për të protestuar kundër kërcënimit më serioz në vitet e fundit ndaj vendit të tretë më të shenjtë në Islam. “Protestuesit i vunë zjarrin flamujve amerikanë dhe izraelitë, si dhe portreteve dhe figurave të presidentit amerikan Donald Trump të mbretit saudit Salman bin Abdulaziz dhe të princit të kurorës Muhamed bin Salman, njoftoi rrjeti informativ palestinez Samanews. Yaacov Nagel, i cili dha dorëheqjen si këshilltar i sigurimit të brendshëm të kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu, tha muajin e kaluar se Arabia Saudite ishte gati të sakrifikojë palestinezët dhe kërkesat e tyre për lidhje më të ngushta me Izraelin. Të premten, agjencia Reuters citoi zyrtarët palestinezë duke shprehur shqetësime se Arabia Saudite po vepronte prapa skenave për të çuar përpara një “marrëveshje të madhe” me Shtetet e Bashkuara mbi konfliktin izraelito-palestinez që favorizon shumë Izraelin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne