ARTUR SHKURTI
Drejtor i shkollës
“Udha e shkronjave”
Tiranë, më 16 tetor 2026
E si munden që të bëhen pluhur vallë
Vepra e mirë, shpirti i dlirë, zemra e gjallë.
NAIM FRASHËRI
19 tetor 1900 – vdes Naim Frashëri Poet Kombëtar
19 tetor 2003 – Vatikani lumturon Nënë Terezën
Në 2003 askush nuk dyshonte në synimet antishqiptare të Vatikanit, i cili zgjodhi qëllimisht datën 19 tetor (kur vdiq Naimi), që të lumturonte Nënë Terezën.
Në 2003, me lumturimin e Nënë Terezës, askush nuk dyshonte se institucioni më i fuqishëm fetar botëror (Vatikani) dhe Kisha Katolike Shqiptare do ta shfrytëzonte fuqinë e ndikimit të vet, për ekspasion fetar (rikonkuistë), me koston e dështimit të plotë të shenjtërisë së vërtetë, të humanizmit të humanizmit të vërtetë, të moralit të vërtetë, të karakterit dhe virtyteve të njeriut, që ishte në anën e Poetit Kombëtar Naim Frashëri, duke dëmtuar rëndë Sistemin Arsimor Edukativ Kombëtar Shqiptar. Provë për këtë është Axhenda e Kuvendit të Shqipërisë në miratimin e ligjeve të zëvendësimit (93/2022 “Për dekoratat në RSH” dhe 17/2024 dhe “Festat Zyrtare në RSH”). Provë janë heshtja e Kishës Katolike Shqiptare për të komentuar, dhe shpërfillja sistematike e Kuvendit të Shqipërisë për të hetuar dëmin ndaj Naim Frashërit dhe Rilindjes Kombëtare.
Dyshja Kadare & Nënë Tereza për të përballuar shpërfilljen e Naim Frashërit.
Meqë Nënë Tereza, nuk do të mjaftonte për të sulmuar Naim Frashërin, Karteli Politik në varësi të Kishës Katolike Shqiptare vendos të plotësojë ekipin e sulmit duke nxitur propagandën për Ismail Kadarenë,
komunist i sprovuar në luftën ndaj fesë, që ishte kundër Naim Frashërit dhe kundër Gjergj Fishtës. Kadare ishte i adhuruari i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Kadare pas 1990, vendosi të përçante “frontin fetar antikomunist” duke premtuar “konvertimin e tij në katolik” që premtonte edhe konvertimin e komunistëve e ateistëve shqiptarë në katolikë, (indulgjenca e faljes së mëkateve që kishin bërë në komunizëm ndaj kishës). Grupi ateisto-komunist po premtonte “konvertim në të krishterë” dhe luftë ndaj myslimanizmit. Kisha Katolike dhe Vatikani ia fali mëkatet Ismail Kadaresë e sulmit ndaj priftit franceskan Gjergj Fishta dhe ngarkoi priftin franceskan At Zef Pllumi ta promovonte në publik. Kur vdiq Ismail Kadareja Kisha Katolike Shqiptare bashkë me Qeverinë e Edi Ramës u kujdes që të shenjtëronte Kadarenë duke i vendosur sipër logon e Nënë Terezës, shaminë e motrave katolike, rruzaren dhe kryqin e Kishës. Ky është një turpërim i jashtëzakonshëm për çdo katolik të ndershëm që beson realisht në moral fetar.
Më 8 shkurt 2024 – Kuvendi i Shqipërisë i heq titullin Poet Kombëtar Naim Frashërit me ligjin 93/2022. Duke hequr Urdhrin “Naim Frashëri” hoqën kornizën ligjore ku mbahej titulli Poet Kombëtar.
Njëkohësisht caktuan Urdhrin “Nënë Tereza” me ligjin 93/2022 dhe pushimin zyrtar për ditën e Nënë Terezën me ligjin 17/2024 “Për festat zyrtare”. Kështu Kisha Katolike dhe Vatikani plotësoi “profecinë” e saj të datës 19 tetor 2003 kur ata e lumturuan Nënë Terezën në ditën e vdekjes së Naim Frashërit.

















