Prova që tregon përse lajmet lavdëruese të “Die Welt” janë paguar nga Tirana

Botimit të përgjimeve të trafikantëve të drogës Avdylaj me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako nga tabloidi më i madh gjerman “Bild” të gjithë politikanët rilindas dhe mediat pranë tyre po i përgjigjen me një speciale për Shqipërinë që ka publikuar së fundi gazeta e të njëjtit grup botues “Die Welt”.

“Die Welt” që ka reputacionin e një mediaje tejet serioze, ndryshe nga ajo e motrës së saj më të madhe që ka formatin e tabloidit ka nxjerrë një botim special të përbërë nga më shumë se 20 artikuj dhe pothuajse 30 intervista rreth vendit tonë, duke përfshirë edhe një intervistë me kryëministrin Rama. Përmes faqeve të kësaj specialeje i bëhet jehonë energjive mbresëlënëse të Ramës, portretit të tij prej sportisti dhe artisti, përpjekjeve të tij të suksesshme për të çuar vendin drejt BE-së, Shqipërisë si një parajsë turizmi dhe Tiranës si një qytet i mahnitshëm.

Të gjitha këto janë pompuar prej trei ditësh nga të gjitha televizionet, gazetat dhe portalet që i bëjnë fresk qeverisë sikur të ishin artikuj apo investigime gazetarësh të pavarur…(Poshtë disa nga titujt që u morën dhe u rimorën në mediat shqiptare).

Por e gjitha sa po propogandohet këtu nuk është veçse një flluskë për të mbytur skandalin e përgjimeve. Sepse suplementi për Shqipërinë, ku bëhet portreti dhe intervista e Ramës, ku përkëdhelet Tirana e Veliajt, nuk janë asgjë tjetër veçse një politikë marketingu e paguar nga shteti shqiptar dhe nga bizneset pranë qeverisë që kanë reklamuar aty. Dhe natyrisht “Die Welt” që nuk funksionon sipas koncepteve të Blerina Gjylamentit për “Bild”-in, pra që të paguhet me euro nën dorë për artikujt që bën, ajo, zbaton ligjin duke e bërë gjithçka transparente. Një një prej faqeve të saj është e shkruar e zeza mbi të bardhë se ky publikim është bërë i mundur për mes reklamave dhe sponsorave. Pra që të lexohen ato artikuj paratë kanë ardhur direkt nga Tirana (faksimile poshtë).

Pra, përdorimi i këtyre artikujve për propogandë lokale e ka efektin zero. Krahasimi i tyre me investigimin e “Bild” është si të jesh duke parë një dokumentar për cilsinë e keqe të miellit që hyn në Shqipëri dhe në mes të tij të të shfaqet një reklamë për vlerat e mëdha të miellit serb. /lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne