Prova VIDEO/ Kështu i mbushën kutitë komisionerët e PS

Ajo që është thënë me fjalë tani po bëhet e prekshme edhe me fakte. Pasi kanë grabitur gjithë Shqipërinë rilindasit arritën kulmin duke grabitur edhe vetveten. Në votimet e 30 qershorit nuk u pa vetëm tendenca për të rritur artificialisht nr e pjesmarrësve, as mosrakordimi i shifrave të atyre që janë paraqitur si votues dhe votave qe u gjendën në kuti. Por tani po dalin dhe provat se si janë mbushur ato në një proces ku socialistët ishin edhe votues edhe komisionerë edhe numërues edhe vëzhgues.

Partia Demokratike ka publikuar një video nga votimet e 30 qershorit ku shikohet një komisioner i Partisë Socialiste në Kavajë, duke mbushur fletët e votimit dhe duke i hedhur po vetë në kuti. Oerd Bylykbashi e bëri denoncimin me video para mediave:

 Kjo me sa duket është një nga provat e para që disponon opozita që i braktisi këto votime. Në emisionin “Të paekspozuarit” të enjten, Bylykbashi foli për një skeëm komisionerësh paralelë të ngritur nga PD dhe LSI, të cilët kanë filmuar dhe fotografuar këdo që ka hyrë atë ditë në qendrat e votimit, në mënyrë për të verifikuar numrat dhe për të evidentuar çdo loj manipulimi./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne