Provat për sulmin kimik në Siri janë falsifikuar

Eksperti për armë nga Instituti i shquar teknologjik i Masaqustit (Massachusetts Institut of Tecnology-MIT), Theodore Psotol, ka thënë që beson se provat për sulmin kimik në Siri janë falsifikuar dhe nuk ekziston asnjë raport i qeverisë amerikane i cili përmban ndonjë provë të besueshme për fajësinë e kryetarit sirian Bashar al Asadit, raportoi International Business Times.

Theodore Postol ka publikuar tri raporte, ndërsa porosia kryesore për të gjithë është se qeveria nuk ka asnjë prove konkrete se për sulmin kimik në Khan Shejkun me 4 prill 2017, është përgjegjës kryetari sirian Bashar al Asad. Sipas fjalëve të tij ekzistojnë shumë më tepër mundësi se sulmin e kanë organizuar aktorët në teren.”Me kujdes e kam studiuar dokumentin e Shtëpisë së Bardhë dhe besoj pa mëdyshje se ky dokument nuk përmban asnjë provë se qeveria amerikane ka prova të qarta se Asadi është përgjegjës për sulmin kimik në Khan Shejkun i cili u krye me 4 prill 2017, ditë e hëne rreth orës 6-7 të mëngjesit”, ka thënë profesori i shquar Theodore Postol.

“Përveç kësaj, prova kryesore e cila ceket në raport tregon në fajësinë e individëve në teren, e jo sulmi ajror”, ka shtuar profesori Postol.”Mendimi im është se bëhet fjalë për fotografitë inskenuese, të helmuara me sarin”, ka thënë Postoli. Sipas analizës së tij të fotove, bomba me të vërtetë ka rënë nga aeroplani, por bombat me sarin janë aktivizuar në teren për shkak të eksplodimit, me të cilin po vërtetohen supozimet e kryetarit sirian , se kjo nuk mund të dëshmohet, pasi që qytetin e kontrollojnë terroristët. Postoli ka konkluduar se sulmin kimik paraprakisht e kanë përgatitur kryengritësit kundër qeveritar pasi që Khan Shejkuni është nën kontrollin e tyre.

Theodore Postol është ish këshilltar shkencor të Ministrisë amerikane të mbrojtjes, i cili qysh në vitin 2013 ka treguar në kontradiktat e raporteve amerikane për sulmin e atëhershëm kimik në Goutën lindore, për të cilën më vonë është vërtetuar se këtë nuk e ka bërë regjimi sirian por kryengritësit. Më vonë këtë e kanë konfirmuar edhe Kombet e Bashkuara.

“Të gjitha këto gabime amatoreske tregojnë se shërbimi i sigurisë nuk ka shqyrtuar në mënyrë adekuate edhe raportet më të reja të Shtëpisë së Bardhë, sikurse raportimet paraprake edhe të administratës së kaluar të Barack Obamës nga viti 2013.

Në të kaluarën kam punuar me shërbimin e sigurisë dhe seriozisht jam i shqetësuar nga politizimi i shërbimeve sekrete, që po ndodh shumë shpesh në krahasim nga e kaluara. E di që shërbimet sekrete kanë në kuadër të tyre analistë të shkëlqyer. Shtëpia e Bardhë për dokumentet po të konsultohej me analistët e tillë, assesi nuk do të jepte”dritën e gjelbër” për sulmet amerikane, ka përfunduar eksperti Theodore Postol në përfundim të analizës së tij.

Burimi : Logiçno/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne