Provokim i shëmtuar nga Austria: do të mbyllin 7 xhami dhe do të deportojnë disa imamë

Kryeministri i Austrisë dhe lideri i Partisë Popullore të Austrisë (ÖVP), Sebastian Kurz, deklaroi se do të mbyllin 7 xhami dhe do të deportojnë disa imamë.

Sipas Kurz, vendimi në fjalë është marrë në mbështetje të hetimit që vazhdon për klerikët në vendin e tij.

“Në Austri nuk ka vend për shoqëri paralele, islam politik dhe radikalizëm”, tha lideri i partisë konservatore austriake, ÖVP.

Kurz tha se do të mbyllin 7 xhami dhe do të deportojnë imamët që i marrin rrogat nga vende të tjera.

Kurse në një deklaratë të mëhershme, Kurz kishte thënë se Bashkia e Vjenës, kryetari i të cilës është i Partisë Social Demokrate (SPÖ), “duhet të jetë më e ashpër” ndaj ndihmave që shteti u jep shoqatave myslimane./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne