PROVOKIMI/ PD sulmon njerëzit e LSI, një ditë para protestës

LSI do t’i bashkohet protestës së Partisë Demokratike të hënën para parlamentit. Një ditë para, Monika Kryemadhi lëshoi një batare sharjesh dhe ofendimesh ndaj Edi Ramës si provë se nuk ka asnjë kompleks të bëjë opozitë, pavarësisht 4 viteve të koalicionit me PS.
Por nga selia e Partisë Demokratike, i erdhi një deklaratë që ngjan me një provokim të hapur. Duke folur për fabrikat e djegies së plehrave, Lealba Pelinku, drejtueses e Departamentit të Antikorrupsionit, ftoi Leftër Kokën të rrëfehet në prokurori.

“Ndërtimi i tre inceneratorëve është një nga aferat më të rënda të qeverisë Rama, prandaj i bejmë thirrje ish ministrit Lefter Koka që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë peshqit e mëdhenj që po vjedhin miliona euro duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve.
Mbulimi i aferës korruptive të tre djegësve të plehrave është një motiv më shumë pse Edi Rama kërkon të kapë prokurorin e pergjithshem.
Partia Demokratike fton qytetarët t’i bashkohen protestës kundër kapjes së drejtesisë nga kryeministri Rama.
Partia Demokratike fton Prokurorinë të fillojë pa frikë hetimin e kësaj afere për kryepeshqit e korrupsionit”

Ftesa për Lefter Kokën ngjan me një provokim, sepse ish ministri i LSI-së e ka mbrojtur këtë aferë në parlament, madje është përballur me demokratët kundër pretendimeve të tyre. Në këtë situatë, deklarata e PD-së duket se kërkon të bëjë të qartë se flamurin e protestës së nesërme e ka Lulzim Basha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne