Shqiperia

PS-Lezhë mbron bandat katolike, i përgjigjet Bashës: Ndaj e vrave katolikun Aleks Nika?

Partia Socialiste e Lezhës i është përgjigjur cilësimeve të Lulzim Bashës se katolikët e veriut u keqpërdorën nga Rama, i cili sipas Bashës, grumbulloi vrasësit dhe llumin e tyre për të ardhur në pushtet.

Përmes një reagimi zyrtar, PS në Lezhë i kujton Bashës se katolikët nuk janë fortesë e asnjë partie dhe i kërkojnë të kërkojë ndjesë për këto cilësime.

PS i kujton Aleks Nikën, të vrarin në 21 Janar, dhe po ashtu shprehen se katolikët kritikohen nga Basha, tashmë që nuk e votojnë më.

Partia Socialiste Bashkia LEZHE – faqja zyrtare
Jemi të skandalizuar sesi Lulzim Basha fyen dhe ofendon katolikët e veriut duke i përgjithësuar si të inkriminuar, vrasës apo llum i llumit. Kur u bënë të tillë z.Basha?! Apo kur nuk të votuan më!! Katolikët e veriut nuk janë dhe nuk kanë qenë fortesë të asnjë partie, por vetëm të lirisë së tyre.

Ka mes tyre demokratë ashtu dhe socialistë, por ne nuk i ndajmë në “tanët” dhe të “atyre”, sepse feja e Shqiptarit është Shqiptaria. Edhe Katolikët Shqiptarë punojnë e jetojnë ndershmërisht si në Shqipëri ashtu dhe në emigracion kudo ku kanë shkuar, bash si shumica e shqiptarëve të tjerë myslimanë dhe ortodoksë, veriorë dhe jugorë pa dallim. Por meqë na akuzove si vrasës, po të themi vetëm një emër të një katoliku verior të ndershëm dhe punëtor, por që sot nuk jeton më: Aleks Nika, besoj e njeh..

Ti e vrave!! Ti je vrasës Lul. Por jo se je mysliman apo tirons i vjetër çfarëdo qofsh, por se je një pushtetar që për të mbajtur karrigen ti ke vrarë, dhe je i gatshëm të vrasësh prapë sapo të të jepet kjo mundësi. Kërko falje për këtë fyerje nëse je shqiptar, sepse për vrasjet apo hajdutllëkun tënd nuk do të jetë e largët dita që do të përgjigjesh para drejtësisë.