Para se Gramoz Ruçi të ikte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka firmosur nisjen e procedurave për hedhjen e shortit të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas Kushtetutës, ky organ zgjedh anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.
Por ndërsa socialistët kanë bërë gati goglat për të hedhur shortin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, opozita ka vënë në dukje se procedura po bëhet në shkelje të ligjit.
“Debati që kemi ne është që partia politike mos ketë ndikim që të zgjedhë anëtarët e Gjykatës Kushetetuese dhe Inspektorin që do të kontrollojë të gjithë sistemin e drejtësisë” u shpreh Eduart Halimi, pasi shpjegoi se anëtërt e KED që zgjidhen sot kanë pikërisht këto kompetenca, të zgjedhin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.
Presidenti Ilir Meta më parë kishte refuzuar të hidhte shortin për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për shkak se mungojnë organet e tjera të drejtësisë.
PS zgjat duart drejt Gjykatës Kushtetuese, hidhet shorti për Këshillin e Emërimeve
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
Iran: Epoka e ndryshimit ka filluar
April 23, 2024
SI IU HOQ NENSHTETESIA ÇAMEVE- KOMUNIZMI!!
April 22, 2024
LUFTA IRAN IZRAEL KA FILLUAR
April 21, 2024
Ariu rus në kafazin tonë të vogël
April 20, 2024