Opinion

Pse disa shtete të Evropës nuk janë të rrezikuara nga terrorizmi?

Shumë shtete në botë janë të rrezikuara nga sulmet terroriste, por ka disa të tilla në Evropë që janë më pak ose fare hiç të rrezikuara nga sulmet terroriste.

Shembull, fillimisht mund të flasim për shtete si Mongolia, Meksika ose Madagaskari, që janë më të rrezikuara të përjetojnë dhe të përballen me sulmet terroriste më shumë se disa shtete të tjera. Ose kur flasim për Irakun ose Sirinë – ku përballja me banda militantësh ekstremist është pothuajse skenar ditor.

Por sidomos në rajonin e Evropës, disa shtete janë më të sigurta përkrah sulmeve terroriste sesa disa të tjera.

Zvicra dhe Irlanda janë më pak të rrezikuara nga terrorizmi, pas tyre Portugalia dhe Suedia, që do të thotë se këto shtete kanë një gjasë minimale që të goditen nga sulmet terroriste.

Për të eksploruar pse ekzistojnë këto nivele kërcënimi janë përgjigjur tre ekspertë të sigurisë në vende të ndryshme në spektrin politik, por që kanë folur në lidhje me terrorizmin në Evropë.

Robin Simcox, e sheh këtë nga prizmi demografik, si kur flasim për shtetet si Zvicra, Irlanda, Portugalia ose Norvegjia, ai shprehet se popullsia e tyre e kombinuar tregon shifra ndoshta për rreth 600,000 muslimanë, ndërsa vende të tjera si Gjermania, Franca e Britania e madhe, në kombinimin e popullsisë shënojnë rreth 13 milionë sosh e që rezulton se këto vende të shihen si më të mundshme për “rekrutimin” e militantëve ekstremist.

Këto rreziqe mund të lëvizin nëse shtetet e tilla nuk tregohen syhapur nga refugjatët që vijnë nga vendet si Siria, për arsye se në masë të madhe njerëzish nuk mund të kontrollohet asgjë. Por shtetet veç e veç e të gjitha së bashku janë duke punuar për të parandaluar ekstremizmin.

Jonathan Laurence, një ekspert tjetër i sigurisë, përveç diversitetit demografik, sheh se edhe faktorë si imperialiteti i Evropës dhe e kaluara që ka lënë ende plagë të hapura, madje edhe frustrimi dhe margjinalizimi politik, mund të jenë ndjenja që prodhojnë dhunë dhe në periudhë afatgjatë mund të jenë të rrezikshme.

Faktori i dytë politik është politika e jashtme. Britania e Madhe dhe Franca janë dy vende aktive ndërkombëtarisht në koalicione ushtarake kundër ISIS dhe Al-Kaida.

Trevor Thrall, vë në dukje edhe luftën trupat që kishin shtetet e ndryshme në Lindjen e Mesme, pasi që armiqësia e tyre me shtetet e Evropës ka filluar që atëherë. Shembull Zvicra si shtet neutral është i rrezikuar më pak pasi që nuk kishte fare trupa atje.

Pra, sipas disa premisave ka shtete të Evropës të cilat janë më pak të rrezikuara sesa disa shtete të tjera, e kjo nuk do të thotë se i gjithë rajoni i Evropës të mos mobilizohet.