Pse do dështojë plani i Trumpit për të bërë zap Iranin?

nga Seyed Mohammad Marandi.

Ndërsa 40 vjetori i Republikës Islamike po afrohet, obsesioni i Uashingtonit për Iranin, i ngjashëm me atë të kapiten Ahabit, sa vjen e rritet gjithnjë e më shumë. Miku i ngushtë nuk mundi t’ia largonte fiksimin për balenën, kapiten Ahabit, që e kishin pushtuar demonët.

Ashtu sikurse Ahabi, edhe treshja mëkatare, Donald Trump, John Bolton dhe Mike Pompeo vazhdon të ndjekë pa ndalim Mobi Dikun e vet.

12 urdhërimet e kapitenit Mike

Jo më shumë se një vit më parë, gjatë një tubimi të muxhahedinëve Khalq (MEK), një grupim i llojit të kultit që dikur kishte qenë nën komandën dhe kontrollin e Sadam Huseinit, Boltoni i çorientuar deklaroi se të gjithë do të festonin bashkërisht në Teheran para fundit të këtij viti, në 40 vjetorin e revolucionit.

Kohët e fundit, në mënyrë të ngjashme, Pompeo i dorëzoi 12 urdhërimet e tij popullit iranian, duke paralajmëruar burrat, gratë dhe fëmijët iranianë se zoti do të imponojë jo vetëm sanksione të dhimbshme por edhe sanksionet më të forta në të gjithë historinë. Sekretari amerikan i shtetit, dikur drejtori i CIA-s, shtoi se do ti shkërmoqte agjenturat iraniane.

Nëse Trump e tejkalon Obamën me format e ndryshme të barbarizmit të tilla si sanksionet shkatërruese, kultivimin e ekstremizmit në Siri, sulmet me dronë, operacionet ushatrake në Libi dhe vendosjen e gjendjes së urisë në Jemen, atëherë këto veprime hapin mjaft pyetje.

Në fund të fundit, ka pak mënyra për t’i vlerësuar objektivisht, pasi perandoritë mediatike perëndimore duket se nuk janë në dijeni të plotë se financimi amerikan i ekstremistëve tekfirë ka qenë shtysë për një luftë civile dhe pushtim të tokës, ndërsa sulmet kundër forcave të armatosura siriane janë të gjitha të paligjshme dhe përbëjnë krime kundër njerëzimit, sipas ligjit ndërkombëtar.

Më saktë, media e perandorisë duket më e fokusuar në madhësinë e dorës së Trumpit, rolin e Rusisë në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së dhe dhënien e detajeve mbi fenomenin e kohëve të fundit i njohur si Stormy Daniels.

Kështu që nuk mund të fajësohet për një dështim kolektiv për të kuptuar se sulmet ajrore izraelite ndaj Sirisë janë gjithashtu të paligjshme. Në fund të fundit, ky nuk është Libani, ku “terroristët” e Hezbollahut me sukses i dëbuan forcat okupuese izraelite nga vendi i tyre pasi luftëtarët armiq vranë deri në 20,000 libanezë dhe palestinezë.

Mediat e korporatave

Është e kuptueshme. Në fund të fundit, rajoni është kaq kompleks sa që mediat perëndimore mendojnë se palestinezët e rinj u hodhën para plumbave të ushtarëve të pafajshëm izraelitë nga familjet e tyre, Hamasi dhe xhihadi islamik. Ata supozojnë se palestinezet ezmerë ashtu si zezakët e Afrikës së Jugut në masakrën Sharpeville gjatë aparteidit, nuk e kuptojnë vlerën e jetës. “Izraeli po reflekton në Gaza:” Shpresoj që të paktën çdo plumb të jetë i justifikuar”, ishte një krye artikull në New York Times.

Mbase palestinezët po ti conin fëmijët e tyre në Disneyland, në vend që ti linin në kampin e zymtë të përqëndrimit në Gazë, do të fitonin një tjetër arsyetim për botën e civilizuar së bashku me vlerat e saj familjare. Ndoshta Ahed Tamimi po të mos ishte kaq e prishur, irracionale dhe orientale, nuk do të kishte reaguar aq fort kundër vrasjeve të shokëve dhe të afërmve nga kolonialistët evropianë.

Vetëm për shkakun se kushëriri i saj, 15 vjeçari Mohammed u qëllua në kokë nga forcat okupuese izraelite, ajo nuk kishte të drejtë që të godiste me shpullë ushtarin okupator izraelit, respektues të ligjit. Në të vërtetë, ajo duhet ta konsiderojë veten me fat që nuk i kishte flokët e zinj, lekurën e errët, dhe që nuk kishte veshur hixhab, përndryshe nuk do të kishte fituar atë pak simpati të vakët nga disa prej “gazetarëve të spikatur” të mediave të korporatave.

Të kthehemi tek kapiteni. Prej urdhërimeve të Pompeos, i shtati thekson se “Irani duhet të respektojë sovranitetin e qeverisë irakiane”. Askush nuk është më i kualifikuar dhe kompetent për të gjykuar çështjet që lidhen me sovranitetin e Irakut sesa amerikanët.

Në fund të fundit, ata nuk ndërhynë kur Sadami me armët kimike të dhuruara prej tyre sulmoi dhjetëra mijëra banorë të vendit të tij. Pas “çlirimit” të Irakut, me bekimin e popullit irakian dhe ligjit ndërkombëtar, ata morën vendin më të mirë në Bagdad dhe ndërtuan një qytet të ri të mrekullueshëm të quajtur ambasada amerikane.

Ata e forcuan gjyqësorin e Irakut duke krijuar burgje të tilla si Abu Ghraib, ku organizuan kurset e para në botë të edukimit seksual për fëmijët nën shoqërinë e prindërve. Për fat të keq, shumica e pamjeve dhe fotografive të ngjashme me përvojat e shefes së re të CIA-s në Tajlandë, kanë humbur.

Të shtypësh iranianët

Në një mënyrë jo-ndërhyrëse, amerikanët ndoqën politikën progresive ‘mos pyet’ dhe ‘mos fol’ kur ishte puna për financimin e al-Kaedës në Irak nga Arabia Saudite. Në fund të fundit, kjo ishte një çështje e brendshme familjare: IS, al-Kaeda, talebanët, Boko Haram dhe Arabia Saudite ndajnë të njëjtat tekste fetare dhe vlera ideologjike.

Megjithatë, një gjë është e qartë se iranianët e ligj do ti injorojnë 12 urdhërimet. Regjimi i aparteidit në Palestinë dhe aleatët e tyre të moderuar në Arabinë Saudite që e dashurojnë demokracinë, pa dyshim që do të jenë të kënaqur, megjithëse bota nuk do t’i shohë ata me dashamirësi. Ndërkohë në perandori dhe tek përfaqesuesit e saj që flasin gjuhën perse, shpresa gjithmonë ka qenë prezente dhe në ngritje kur janë shfaqur trazirat në Iran.

Në vend që të pyesin njerëzimin për kërcënimet që vijnë nga Shtëpia e Bardhë dhe të shqetësohen për fatin e njerëzve të pafajshëm, grave dhe fëmijëve të cilët janë vënë nën shenjestrim, analistët perëndimorë duken më tepër të interesuar se kush përfiton nga politikat keqdashëse amerikane në Iran.

Kur është fjala për mbrojtjen e sovranitetit dhe dinjitetit, me përjashtim të një grupi të vogël apologësh perëndimorë, ne jemi të gjithë pak a shumë të linjës së ashpër. Regjimi në Uashington tashmë ka dështuar./middleeasteye/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne