Pse e fsheh Tereza Mej raportin mbi financimin e huaj të terrorizmit në Britani?

Kryeministrja britanike Tereza Maj është duke fshehur një raport të Zyrës së Shtëpisë për financimin e huaj të organizatave terroriste në Britani, sepse ekspozimi i së vërtetës mund të thyejë marrëdhëniet me partnerin kryesor tregtar dhe të sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar, Arabinë Saudite.

Raporti, i porositur për të hetuar shtetet e huaja që financojnë grupe ekstremiste në Britani të Madhe, ende nuk është bërë publik edhe pse ka përfunduar gjashtë muaj më parë. Ngurrimi i qeverisë për ta ndarë atë, ka lënë shumë persona të shqetësuar rreth asaj se si do të jetë marrëdhënia diplomatike e vazhdueshme e Britanisë me Mbretërinë e Gjirit.

Bashkëudhëheqësja e Partisë së Gjelbër, Caroline Lucas e quajti vonesën “të habitshme”.

“Qeveria është pjesë e këtij raporti, por refuzon ta publikojë atë ose të japë ndonjë arsye për fshehtësinë e saj të vazhdueshme”, tha në një deklaratë kryeministria e Brighton Pavilion.

“Për të mposhtur terrorin është jetësore që politikanët të kenë një pamje të plotë të fakteve, edhe nëse ato janë të papërshtatshme për qeverinë”.

Ajo shtoi se fshehtësia që rrethon raportin “lë pikëpyetje nëse vendimi i tyre ndikohet nga lidhjet tona diplomatike”.

Burimet e Zyrës së Shtëpisë këmbëngulin se, ndonëse raporti përmend Arabinë Saudite, teokracia e Gjirit nuk është subjekti i tij kryesor.

Kryeministrja Mej e ka bërë gjithmonë të qartë se marrëdhënia e Britanisë me sauditët qëndron në thelbin e axhendës së saj diplomatike. Ajo vizitoi Rijadin për të diskutuar forcimin e lidhjeve tregtare pak ditë pas nxitjes së proçesit Brexit.

Raporti, i cili ishte autorizuar nga paraardhësi i saj, David Cameron, do të paraqitej në Pashkët e vitit të kaluar. Ai fillimisht synonte të studionte origjinën dhe shtrirjen e fondeve të pranuara nga grupet ekstremiste britanike që përfshinin forca ndërkombëtare.

Duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare mbi dokumentin dhe vonesat e tij, Maj  argumentoi se “ministrat po shqyrtojnë këshilla për atë që është në gjendje të publikohet dhe do t’i raportojnë parlamentit me një përditësim në kohën e duhur”.

Besohet se disa të brendshëm të qeverisë mendojnë se materiali është shumë i ndjeshëm për t’u bërë publik.

Të hënën në mbrëmje, udhëheqësi liberaldemokrat Tim Farron tha: “Qeveria po e mbulon këtë raport. Është një skandal që kjo është ulur në Downing Street duke grumbulluar pluhur. Çfarë ka kryeministrja për të fshehur?

“Unë besoj se ky raport do të jetë thellësisht kritik ndaj Arabisë Saudite dhe prandaj është fshehur nga publiku. Qeveria duket shumë më e përkushtuar për ta bërë Arabinë Saudite të lumtur sesa të ngrihet kundër saj”.

Udhëheqës të tjerë si Jeremy Corbyn i Partisë Laburiste dhe Nicola Sturgeon i Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) gjithashtu i kanë kërkuar Downing Street të bëjë publike gjetjet.

Kreu i partisë së gjelbër, Lucas, tha në dritën e sulmeve të Urës së Londrës dhe Manchester Arena se publiku ishte “duke bërë me të drejtë pyetje rreth rrugëve të radikalizimit, dhe financimi i terrorit është thelbësor për këtë.

“Unë i bëj thirrje Tereza Mejit për të zgjedhur menjëherë këshillat e kujt do të ndjekin nëse do e publikojnë këtë raport, dhe të bëjnë gjithçka që munden për t’i vënë faktet në domenin publik nëse është e sigurt për ta bërë këtë,” tha ajo.

Në përgjigje, ministria e Ministrisë së Brendshme, Sarah Newton tha: “Rishikimi ka përmirësuar kuptimin e qeverisë për natyrën, shkallën dhe burimet e financimit të ekstremizmit islamik në Mbretërinë e Bashkuar. Publikimi i shqyrtimit është një vendim për kryeministren.” / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne