Pse është Jerusalemi kaq i rëndësishëm?

Qyteti i Jerusalemit, i cili është djepi i feve hyjnore dhe njëra prej porteve më të gjera të Azisë, Afrikës dhe Evropës, është një qytet i rëndësisë të veçantë edhe për nga të qenit një portë që hapet në Mesdheun Lindor.

Për këtë arsye ky qytet me 800 mijë banorë është shumë i rëndësishëm edhe për Palestinën, por edhe për Izraelin.

Jerusalemi, i cili në gjuhën arabe quhet edhe Al-Kuds dhe në hebraishte Jerushalajm, është njëri prej qyteteve më të vjetra të botës. Së bashku me lindjen e islamit, ky qytet ka qenë edhe kibla e parë e myslimanëve.

Profeti Muhammed (a.s.) nga Jerusalemi është ngritur në Miraxh, që është njëra prej pikave të rëndësishme në përhapjen e fesë islame dhe në këtë vend u ndërtua kompleksi i Al-Aksa.

Xhamia Al-Aksa dhe Kubetu-s Sahra janë simbolet e myslimanëve të qytetit. Jerusalemi për herë të parë është ngadhënjyer nga ana e halifes Hz. Omer.

Ky qytet sa është i rëndësishëm për islamin, në të ndodhen edhe disa gurthemele të besimeve të hebrenjve dhe të krishterë.

Sipas transmetimeve Hz. Isa është kryqëzuar këtu prandaj Jerusalemi pranohet si vend për kryerjen e haxhit për krishterët.

Ndërkaq për hebrenjtë ky qytet është i veçantë pasi Mbreti Davud e kishte ngadhënjyer në shekullin e 10-të para erës sonë.

Jersualemi ka qenë nën administrimin e Perandorisë Osmene për 4 shekuj. Muret mbrojtëse përreth qytetit u ndërtuan nga ana e Sulltan Sulejmanit të Mrekullueshëm.

Këto mure tani ndajnë nga njëra-tjetra lagjet e Gregorianëve armenë, ato krishtere, hebreje dhe të myslimanëve.

Qyteti i vjetër është i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Edhe pse ky qytet në vete mirëpret një numër të madh të vendeve të shenjta, ai gjatë historisë ka qenë skenë e shumë luftërave.

Jerusalemi, i cili shumë herë është rrënuar dhe rindërtuar, ai mes viteve 1517-1917 ka qenë nën sovranitetin osman.

Prej vitit 1917 e këtej, kur Jerusalemi doli nga sovraniteti i Osmanlinjve, ai vazhdimisht përjeton ditë të vështira.

Izraeli, i cili e pushtoi Jerusalemin Lindor në vitin 1967, për gati gjysmëshekulli është duke bërë përpjekje intensive për të hebraizuar këtë vend./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne