Shqiperia

Pse i hynë deri në krevat prokurores së Tahirit?

Mazhoranca po lufton në dy fronte për të “varrosur” precedentin Tahiri. Afrimi i goditjeve që priten të vijnë nga reforma në drejtësi si dhe thashethemnaja e përhapur për përgjime dhe materiale të tjera kompromentuese i ka bërë bllok socialistët për të dhënë mesazhin se askush nuk mund të “hajë” ndonjërin prej tyre. Dhe mbrojtja është kordinuar në dy fronte. Së pari duke mos i hapur rrugë drejtësisë përmes votimit parlamentar. Dhe se dyti duke denigruar, nëpërkëmbur dhe ushtruar peresion sipas stilit komunisto – berishian mbi prokurorët që duan të hetojnë.
Viktima me e spikatur e kësaj goditjeje me synim të përqëndruar është bërë ditët e fundit prokurorja Elisabeta Ymeraj. Përpos thashethemeve si pd-ste, me origjinë nga tropoja, Ymerajt i janë futur deri në shtratin bashkëshortor. Analizës nuk i kanë shpëtuar as aventurat paramartesore të bashkëshoritit të saj aktual. Dhe për këtë është thirrur në ndihmë një i përdorur i kahershëm i mediave të majtë, ish badigardi i berishës Izet Haxhiaj

“Elisabeta Ymeraj ka qene shoqe e ngushte dhe fakultetit e Argita Berishes. Agron Bajri perpara se te njihej me Elisabeten, ka qene i fejuar me nje vajze nga Tirana, por kur i vellai i te fejuares ka marre vesh se ai merret me trafik femrash, i ka treguar te motres e cila e ka braktisur kete Bajrin. Ai ne shenje hakmarrje ka vrare te vellain e ish- te fejuares tek “Stacioni i Trenit” i referohen mbrojtësit e qeverisë Izetit. Të njëjtave akuza nuk i kanë shpëtuar as dy prokurorët e tjerë. Kështu Besim Hardarmatajt i përmendet origjina nga Tropoja, i kujtohet se është kushëriri i dytë Sali Berishës, dhe akuzohet si njeriu që i coi fotot e videot Berishës nga operacioni i Babicës së vogël. Ndërsa Gentian Osmanit  nga Tropoja, i përmendet se ka qenë shok klase i Shkëlzen Berishës (lexo shkrimin poshte).

Por pasi lexon këtë sulm frontal, menjëherë të lind pyetja? Pse këto atake të organizuara? Pse duhet të hyjnë deri në krevatin e një prokuroreje? Pse duhet të merren me origjinën e tyre. Le të imagjinojmë për një çast se ka të vërteta në ato që thuhen për Agron Bajrin, bashkëshortin e prokurores Ymeraj? Po pse duhet të dilnin tani? P{se duhej të përsëriteshin në kor nga mediat e majta? Pse duhej thiirrur në ndihmë një kartë e stërdjegur si Izet Haxhiaj?

Përgjigjja është e thjeshtë. Përpos faktit se shumica qeverisëse është në hall të madh, ka edhe një spjegim tjetër. Sulmi i oranizuar mediatik kërkon të dekurajojë çdo prokuror apo gjyqtar që në të ardhmen do të guxojë të hetojë ndaj ministrave ose deputetëve socialistë.

Paralajmërimi është i qartë: nëse guxoni ta hidhni këtë hap do tju hyjmë deri në krevatin e shtëpisë.

OPINIONE