Pse Izraeli e dëshiron Iranin të shkatërruar

nga Greg Shupak.

 

Komente të shumta që percjellin një shqetësim të madh po qarkullojnë këto ditë mbi mundësinë e një lufte të udhëhequr nga SHBA kundër Iranit.

Ne realitet e vërteta është se tashmë ekziston një luftë kundër Iranit. Dhe kjo është ajo që i shërben me shumë interesave izraelite.

Qeveria e SHBA-së po zbaton një luftë ekonomike ndaj Iranit duke intensifikuar qëndrimin e saj ushtarak ndaj vendit, duke rritur prezencën tokësore, detare dhe ajrore në bazë të pohimeve të pabaza se Irani një ditë do të mund të zhvillojë armë bërthamore, se është motori i dhunës në Lindjen e Mesme, dhe se ka të ngjarë të iniciojë sulme ndaj “interesave” të SHBA-së ose aleatëve të saj.

Manovra të tilla duhet të kuptohen në kontekstin e mënyrave se si Irani ka funksionuar si pengesë ndaj qëllimeve amerikane në Lindjen e Mesme, që janë të përbashkëta me ato të klasës sunduese izraelite.

Projektuesit amerikanë dhe izraelitë të planeve e përçmojnë Iranin kryesisht sepse është një forcë e pavarur rajonale. Ai ka një fuqi të fortë ushtarake dhe gjithashtu edhe një politikë të fortë të jashtme që përfshin ofrimin e mbështetjes materiale për rezistencën e armatosur palestineze ndaj Izraelit dhe mbështetjen për mbrojtjen e Libanit nga agresionet amerikano-izraelite, duke përfshirë pushtimin e përbashkët të vitit 1982 dhe sulmin izraelit të mbështetur nga SHBA në vitin 2006.

Mbështetja e Iranit ishte vendimtare në ndihmë të Hezbullahut për t’i rezistuar okupimit izraelit të mbështetur nga SHBA.

Megjithëse vitet e fundit Izraeli i është afruar qëndrimit për të sulmuar ushtarakish Iranin dhe ka sugjeruar në shkurt SHBA-në për ta bërë këtë, duket se për momentin Izraeli do të preferonte që SHBA të mos bombardonte ose të pushtonte Iranin sepse Hezballahu do të ishte në gjendje ti shkaktonte dëme të konsiderueshme Izraelit si kundër përgjigje.

Në vend të kësaj, Izraeli shpreson që Irani t’i nënshtrohet asfiksimit socialo-ekonomik, ku qeveria e tij të përmbyset ose t’i nënshtrohet kontrollit edhe më të madh nga sa kishte qenë më parë me marrëveshjen bërthamore – një marrëveshje që Irani i ka respektuar, kurse SHBA u tërhoq prej saj vitin e kaluar.

Irani tani thotë se, nëse sanksionet vazhdojnë ta pengojnë atë nga përfitimi prej burimeve të veta natyrore, ai gjithashtu do të tërhiqet nga marrëveshja.

Dobësimi i Iranit

Dobësimi i Iranit, ku synimi ka qenë ndryshimi i regjimit, prej kohësh ka qenë një preokupim i madh i Izraelit, i vënë në dukje edhe nga politika të tilla izraelite si vrasja e shkencëtarëve iranianë bërthamorë.

Irani nuk ka qenë afër të pasurit një bombë bërthamore për 16 vjet dhe ka dëshmi që sugjerojnë se kurrë nuk ka pasur dicka që ti ketë ngjasuar një të tille.

Sulmet e Izraelit në Siri bëhen pjesërisht kundër Iranit. Qeveria siriane ështe bërë partnere me Iranin në armatosjen e palestinezëve dhe Hizballahut. Partia siriane Baath ka një histori të veten, megjithëse të pabarabartë, në përballjen ushtarake me Izraelin.

Pavarësisht qëndrimit të Donald Trumpit, Izraeli ka vazhduar dhe vazhdon të mbajë të pushtuar territorin e lartësive Golan në Siri. Ai e ka thelluar kolonizimin e rajonit duke armatosur grupet antiqeveritare dhe duke kryer bombardime fatale kundër objektivave iranianë dhe Hezballahut në vend.

Për më tepër, kërcënimet ndaj Iranit duhet të lexohen nga këndvështrimi i një sfondi të një aleance anti- iraniane që po farkëtohet mes SHBA-së, Izraelit dhe disa prej diktaturave pro-amerikane të Lindjes së Mesme, kryesisht Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Siç e thekson edhe Adam Entous i The New Yorker, ambicia qendrore e qeverisë së Benjamin Netanjahut ka qenë “që ta zvogëlojë kauzën palestineze në vëmendjen e botës dhe të formojë një koalicion me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të luftuar Iranin, i cili për një kohë të gjatë ka mbështetur Hezbollahun në Liban dhe Hamasin në Gaza”.

Udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite kanë thënë se ata e konsiderojnë Iranin si një problem. Si sauditët ashtu edhe emiratasit “po punojnë mbrapa skenave me Mossadin”, agjencinë izraelite të spiunazhit, kundër Iranit.

Për shkak se masat që po ndërmerren kundër Iranit janë të lidhura me çështjen palestineze, këto makinacioneduhet të shihen edhe në kontekstin e “Marrëveshjes se Fundit”, propozimi për zgjidhjen e çështjes palestineze që po vihet në skenë nga Trump dhe dhëndri i tij dhe këshilltar Jared Kushner. Kjo “paketë paqeje” synon që të asgjesojë përgjithmonë aspiratat kombëtare palestineze dhe të neutralizojë Iranin.

Të zhdukësh Palestinën

Raportimet tregojnë se propozimi përfshin “ruajtjen e kontrollit izraelit të territorit të kontestuar”, mohimin e pretendimeve palestineze për sovranitet, refuzimin e të drejtës së refugjatëve palestinezë për t’u kthyer dhe ofrimin e një territori të huaj për palestinezët.

Plani përfshin edhe orvatjet për ti korruptuar me ryshfet sektorët e shoqërisë palestineze që ta pranojnë planin, duke u dhënë shpresa në anë tjetër se fonde të shumta do të vijnë kryesisht nga qeveritë aleate të SHBA në rajon. Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite gjithashti i kanë bërë presion Autoritetit Palestinez që ta pranojë marrëveshjen qesharake dhe të padrejtë e cila zhduk çështjen palestineze.

Një tjetër manifestim i kësaj aleance anti-iraniane është mbështetja e Izraelit për koalicionin që përfshin SHBA-në, Arabinë Saudite, Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kanadanë në luftën kundër Jemenit, një luftë që duket se shenjestron aleatët e supozuar Huthë të Iranit, e cila e ka lënë vendin të vuajë nga kriza më e keqe humanitare e botës.

Izraeli ka ndarë informacionet e tij sekrete me anëtarët e koalicionit. Kuptohet që Emiratet Arabe kanë blerë pajisje ushtarake nga Izraeli. Gjithashtu edhe municione të prodhuara nga Izraeli janë duke u përdorur në sulmet kundër Jemenit.

Këto shitje, së bashku me shumat e turpshme që transferohen mes SHBA-së dhe klientëve të saj sauditë dhe izraelitë sipas marrëveshjes së armëve, nënvizojnë faktin se agresioni SHBA-Vendet e Gjirit-Izrael kundër Iranit nuk është vetëm politik, por edhe për një sistem ekonomik në të cilin klasat sunduese të secilit vend pasurojnë veten në kurriz të palestinezëve dhe popujve të tjerë të robëruar dhe të shfrytëzuar.

Perspektiva e lidhjeve të mëtejshme fitimprurëse me Izraelin padyshim që ndihmon në shpjegimin se pse qeveritë jodemokratike të Gjirit po garojnë, siç e thotë edhe Tamara Nassar e The Electronic Intifada, sakrifikojë palestinezët për një martesë me Izraelin – një ceremoni në të cilën SHBA lidh martesën.

Sulmi politik dhe ekonomik ndaj Iranit, si dhe çdo sulm ushtarak kundër tij, duhet konkretizuar. Nuk është një luftë vetëm për të ardhmen e Iranit. Kjo është një luftë për të gjithë rajonin.

 

Dr. Greg Shupak bën analiza politike dhe jep leksione studimesh mediatike dhe anglisht në Universitetin Guelph-Humber. Ai është autori i The Wrong Story: Palestine, Israel, and the Media.

Burimi:/electronicintifada/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne