Shqiperia

Pse janë kaq të qetë socialistët përballë reformës në drejtësi? Ja një shpjegim…

Lexoni sesi përgjigjet një ish-zv.ministër nëse e akuzojnë për korrupsion:

Ore nuk më intimidon dot as ti as 10 si ti. Kam kaluar si puna jote pa fund. KLSH bën 1 mijë kallëzim, për kë i teket atyre. Ka bërë kallëzim dhe organi që e verifikon këtë është prokuroria dhe jo çështja është pushuar me një hetim të formës së prerë

Këto janë fjalë të Plarent Ndrecës, ish-zv.ministër i Arsimit, i cili u akuzua në studion e debatit në Tv Klan se gjatë kohës kur ka qenë në detyrë, auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka gjetur 812 mijë euro shkelje. Zoti Ndreca nuk e mohon një gjë të tillë, por e ka alibinë gati me mbylljen e hetimit nga Prokuroria. Në të njëjtën mënyrë ka vepruar Prokuroria edhe për dosjen e KLSH-së në KQZ, ku Denar Biba rezultonte me shkelje. Thjesht nuk ka nisur procedim penal.

Jetojmë në epokën e reformës në drejtësi dhe një drejtësi e pavarur do të kishte trembur këdo, jo më zyrtarë që akuzohën dhe kanë një dokument të shkruar ku presupozohen kaq shumë shkelje.

Shihni z. Ndreca, aktualisht me profesion analist dhe jurist, kandari i logjikës së të cilit anon përherë nga qeveria dhe mund të kuptoni fare lehtë pse reforma në drejtësi nuk i tremb socialistët. Pse vettingu po zbatohet në mënyrë selektive, me bekimin e misioneve ndërkombëtare si e si që reforma të kalojë me çdo kusht. Janë dhënë ca para dhe ato duhen justifikuar. Ato duhen shpjeguar për të mbrojtur atë që në shumë raporte figuron si “një reformë e jashtëzakonshme”, por që çuditërisht i gjen socialistët e tipit Ndreca më të qetë se kurrë.

Çfarë drejtësie po vjen? Çfarë shteti do të kemi në vitet që vijnë? Ja dy pyetje që e kanë përgjigjen te një detaj kaq banal si ky që zbulon me arrogancë zotëria ish-zv.ministër. Nuk është çudi që në pak vite ne të kalojmë pranë vilave të këtyre kodoshëve politikë, apo para makinave të tyre luksoze, ndërkohë që policia, tatimet, bankat, doganat, inspektoriatet, i ashtuquajturi shtet pra të jetë duke na gjëmuar për një këst kredie, duke na kërkuar sqarime se ku po shkojmë kur dalim jashtë vendit, apo duke na spostuar përherë e më shumë nga ato hapësira, në sheshe dhe plazhe të cilat i kemi menduar pëherë si të përbashkëta.

Kjo drejtësi që nuk tremb kënd veç kundërshtarëve politikë është një rrugë qorre. Herët apo vonë ajo do të zëvendësohet nga drejtësia e nxehtë e rrugës, pasi nëse ka një gjë që nuk do ta duronte kush është morali i këtyre pisave që vijnë pas atyre moralizuan në emër të vrasjeve për një të folur dhe për një mendim për 50 vjet. Me bekimin e ndërkombëtarëve patjetër. Sepse edhe politika është biznes, mjafton kush ulet të bëjë marrëveshjen./respublica

 

OPINIONE