Opinion

Pse Komandanti i Mbretërisë së Bashkuar i HM Montrose u përmbajt ndaj zjarrit kundër Rojeve Revolucionare të Iranit (IRGC)? Kush dha urdhër për të sulmuar “Stena Impero”, në Iran?

Nga: Elijah J. Magnier By

Shtetet e Bashkuara të Amerikës më në fund i kanë kërkuar Europës, në vecanti Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, të sigurojë forca detare për të patrulluar dhe mbrojtur anijet lundruese në Ngushticat e Hormuzit, edhe pse komando dhe kontrolli mbahet nën vëzhgim nga Europianët dhe jo nga SHBA. Uashingtoni dëshiron të zvarrisë kontinentin e vjetër në vijën e parë në rast të ndonjë konfrontimi të mundshëm ushtarak me Iranin. Sot shihet mjaft mirë se duke ndjekur njëanshmërinë e saj të paligjshme SHBA qëndron pas tensionit në Lindjen e Mesme, këtë e vërteton edhe tërheqja nga Plani i Përbashkët i Veprimit, i njohur ndryshe si marrëveshja bërthamore. Gjithsesi, për çudi të SHBA, Europa deri tani ka refuzuar të ndjekë rrugën e SHBA.

SHBA do të dëshironte ta shihte Europën më të përfshirë. Megjithatë, administrata e Trump nuk kërkon të përhapë luftë, pavarsisht faktit që Irani i ktheu raketat e saj kundër Marinës Mbretërore HMS Montrose dhe shkatërruesve amerikane. ( Kur Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane konfiskuan tankun me Flamurin Britanik “Stena Impero”). Kjo është arsyeja që komando Britanik zgjodhi të shmangte ballafaqimin ushtarak dhe vendosi kundër një ndërhyrjeje ushtarake, për të mbrojtur cisternën.

“Ju urdhëroj që të mos ndëryhni në operacionin tim. Cisterna është nën kontrollin tim. Mos vini jetët tuaja në rrezik.” Kjo është pikërisht cfarë oficeri detar Iranian i IRGC-se i tha komanduesit të Foxtrot 236, kur forcat speciale Iraniane ishin gati të hipnin në bordin e cisternës “Stena Impero”. Por përse duhej të paralajmëronte ai Marinën Britanike të mos rrezikonin jetën e tyre? Shtrirja e radarëve të Marinës Britanike kanë zbuluar raketa të aktivizuara, duke i gjurmuar ata me mjetet e vendndodhjes së tyre nga platforma të ndryshme nisjeje të cilat do të krijonin lehtësisht një sulm të projektuar për ta vendosur anijen në një pozicion të pashpresë, duke e shkatërruar përfundimisht.

Raketat Iraniane ishin gati për të qëlluar, komandanti i anijes së Britanisë së Madhe vendosi të bashkohej me varkat e shpejta Iraniane. Lançuesit e platformës së raketave Iraniane janë vendosur kudo në brigjet Iraniane në drejtim të ngushticave të Hormuzit ku ishin katër anije amerikane dhe një anije detare e Britanisë së Madhe. Deri më tani Irani nuk i ka treguar ende raketat më të sofistikuara, nga ato që kishte prodhuar dhe që mund ti vinte në punë në rast lufte. Komandot Britanike të Foxtrot 236 të Marinës Mbretërore vendosën që Stena Impero të largohej dhe lejoi diplomacinë e qeverisë së tij ta marrë nën kujdes, për të shmangur potencialin e mundshëm e të pashmangshëm të viktimave në rastin e ndonjë konfrontimi ushtarak. Gjithsesi qeveria Britanike insiston në ruajtjen e imazhit. Prandaj duhet të refuzojë cdo shkëmbim të cisternave.

Marina Mbretërore ka konfiskuar një supercisternë Iraniane, Grace 1, në Gjibraltar. Londra e nxiti akoma më shumë konfliktin me Iranin kur gjykata e Gjibraltarit, zgjati me një muaj shtesë bllokimin e supercisternës Iraniane me kërkesë të SHBA. E vetmja zgjidhje e mundshme për gjykatën e Gjibraltarit është që ti përmbahet shtimit të konfliktit, krizës në vazhdim dhe ti japë fund bllokimit të Grace 1, pasi të arrihet periudha e një mujore. Kjo do të bëjë të mundur që Irani të lëshojë Stena Impero nga porti i Bandar Abbas, duke i dhënë kështu fund krizës.

Përse oficeri i IRGC urdhëroi komandantin Britanik të qëndronte larg edhe nëse HMS Montrose ishte brenda një distance të arritshme së bashku me katër anije të tjera amerikane, të armatosur mirë dhe potencialisht të gatshëm për t’u angazhuar?

Kur autoriteti Britanik vendosi të zgjasë bllokimin e Grace 1, praktikisht i dha fund edhe iniciativës së Emmanuel Boon (i dërguari presidencial Francez) për të marrë lëshimin e super cisternes Iraniane. Vendimi i Britanisë së Madhe për të minuar iniciativën e partnerëve të saj europianë dhe të pajtohet me politikën amerikane, tregoi dobësinë e unitetit të brishtë të Europës. Londra pranoi të ishte një instrument i politikës së Trump. Ky ishte momenti kur lideri Iranian Sayyed Ali Khamenei urdhëroi komandantin e IRGC Hussein Salameh që të ndalonte anijen e parë Britanike dhe të hakmerrej me një kundërsulm. Pas një kontrolli të përpiktë të të gjitha anijeve që lundronin në zonë, Salameh u informua për “Stena Impero”, por edhe për pesë anijet ushtarake perëndimore në afërsi.

Komanduesi i IRGC informoi Sayyed Khamenei, i cili sipas një burimi të mirë informuar u përgjigj: “Shko me bekimin e Zotit dhe mos ki frikë. Ata nuk do të na sulmojnë”. Kështu vendimi u mor, në nivelin më të lartë të udhëheqjes Iraniane, ku udhëheqja shpirtërore, ushtarake dhe politike u përfshi nën flamurin e “mbrojtjes së interesit kombëtar dhe sigurisë së vendit”. Pavarësisht pozicionit të Britanisë së Madhe, Europa nuk do ta pranojë kurthin e SHBA për tu bërë mburojë e një lufte që Uashingtoni do të dëshironte të impononte në kontinent.

Kompanitë Britanike të naftës po ndryshojnë regjistrimet e anijeve të tyre dhe po heqin flamurin Britanik për një lundrim më të sigurt përmes ngushticave të Hormuzit. BP, kompania gjigande britanike e naftës e cila ishte e para që ndoqi këtë procedurë po shmang dërgimin e anijeve në rajon duke u mbështetur tek përfaqësimet e tjera. Ky është një manifestim flagrant i mungesës së besimit në vendimin e qeverisë, e cila nuk është në interesin e Britanisë së Madhe por përkundrazi reflekton një përkushtim servil ndaj politikës së administratës së Trump. Ka një tarifë rreziku lufte që pronarët e cisternave paguajnë kur lundrojnë në Gjirin Persik. Ata tani duhet të paguajnë 185.000 dollarë shtesë për supercisternat, si pasojë e sulmeve të muajve të fundit. IRGC ka dërguar shumë mesazhe duke hedhur poshtë një avion amerikan, duke sabotuar cisterna dhe duke kapur të tjetra.

Ata vijnë me një mesazh të vetëm: nëse Irani nuk eksporton naftën e tij, asnjë vend nuk do ta bëjë. Ardhja e një anije të re të Marinës Mbretërore në Britaninë e Madhe, HMS Duncan, nuk do të ndryshojë asgjë: ajo vetëm sa do të shtojë në bankën e objektivave dhe listën e synimeve iraniane të disponueshme në Gjirin Persik në rast lufte. Vendimi i SHBA për të revokuar marrëveshjen bërthamore jo vetëm që e bëri Lindjen e Mesme më pak të sigurt, por gjithashtu e ka sjellë Rusinë më tej në ujërat e ngrohta të rajonit: Irani ka njoftuar një stërvitje të përbashkët detare me Rusinë në muajt e ardhshëm. Irani po i fut Rusët në atë që dikur ishte “shesh lojërash ujore” i SHBA. Natyrisht, “presioni maksimal” i Uashingtonit nuk po arrin të prodhojë rezultatet që parashikuan amerikanët.

Për sa kohë që Trump është në pushtet, situata në Lindjen e Mesme nuk do të stabilizohet. Jo shumë njerëz në botë e besuan Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo kur ai tha se sanksionet e SHBA po e shkatërrojnë Iranin deri në 95%, dhe se ndikimi i Iranit në Lindjen e Mesme ndikohet seriozisht nga masat e SHBA. Irani po kundërshton dominancën e SHBA dhe është gati për luftë, duke sfiduar hapur SHBA dhe Britaninë e Madhe. Teherani është duke mirëpritur mbështetjen kineze dhe ruse dhe po zhvillon aftësinë e tij raketore për të kompensuar mungesën e epërsisë në det dhe ajër. SHBA nuk është më në gjendje të diktojë Iranin dhe “ti prese thonjte”.

Teherani po zhvillon më tej teknologjinë e tij të raketave dhe aftësinë bërthamore. Ёshtë gati për hapin tjetër, i cili përfshin tërheqjen e mëtejshme të pjesshme nga marrëveshja bërthamore, pavarësisht përpjekjeve të Francës dhe Gjermanisë për të shpallur distancën e tyre nga qëndrimi i SHBA. Bota do të vazhdojë të përqëndrohet në këtë pjesë të botës, duke parë me shqetësim se si do të zhvillohet përballja e tensionuar SHBA-Iran.

OPINIONE