Pse NATO nuk e bombardon Madritin për 78 ditë?

Është pak vonë për BE që të kujtojë ligjin ndërkombëtar mbi kufirin e saj perëndimor, ndërkohë që e ka injoruar atë në kufirin e saj lindor, tha për RT Marko Gasic, një komentator i çështjeve ndërkombëtare.

Lideri i Katalanjës është zotuar të shpallë pavarësinë e rajonit në ditët në vijim.

Carles Puigdemont, presidenti i rajonit të shkëputur, tha se nuk ka në plan të vonojë për shumë kohë shpalljen e pavarësisë dhe është gati që “në fund të kësaj jave apo fillimin e javës së ardhshme të veprojë”, tha ai në një intervistë për BBC ditën e martë.

Autoritetet spanjolle vazhdojnë të thonë se votimi i të dielës është i paligjshëm dhe jokushtetues, ndërsa BE i dha mbështetjen e saj kryeministrit spanjoll për zgjidhjen e krizës.

Ky veprim është kritikuar nga presidenti i Serbisë, i cili ka akuzuar BE-në për standarde të dyfishta lidhur me Kosovën.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në lidhje me kete ngjarje nuk i zgjodhi fjalët e tij kur ai beri një pyetje mjaft të qartë: “Si e keni shpallur të ligjshme shkëputjen e Kosovës pa një referendum dhe si mundën 22 vende të Bashkimit Evropian të legalizonin këtë shkëputje, duke shkatërruar të drejtën dhe themelet e ligjit Evropian, në të cilin bazohen politikat Evropiane? ”

Marko Gasic, një komentues i çështjeve ndërkombëtare, tha se vota e Kosovës u njoh sepse nuk ishte pjesë e BE-së
“Disa thonë se BE ka standarde të dyfishta në lidhje me këtë çështje. Unë do të thoja se ata kanë vetëm standarde shumë të ulëta për këtë çështje, sa i përket ligjit ndërkombëtar dhe konsistencës së tyre në bindjen ndaj tij. Sepse BE kundërshton shkëputjen e Katalanjës nga Spanja dhe përkrah shkëputjen e Kosovës nga Sërbia”, tha Gasic për RT. Ai shtoi, “ky është një pozicion i qartë skizofrenik që ka BE-ja.”

Gasic tregoi një pasqyrë historike në qëndrimin e kaluar të BE-së mbi shkëputjen e Kosovës.

“Ndërsa kundërshtonte referendumin në Spanjë, ajo këmbëngulte dhe organizonte referendume në Jugosllavi,” rikujtoi ai. “Në Jugosllavi thoshin se nuk kishte rëndësi se çfarë thoshte kushtetuta, kurse në Spanjë thuhet se kushtetuta është e gjitha e rëndësishme. Në Jugosllavi thanë se keni dy javë për të vendosur nëse doni pavarësi apo doni të jeni pjesë Jugosllavisë dhe ne do të vendosim brenda një jave për ju – kjo ishte në vitin 1992.”

Gasic shprehu dyshim që BE të ketë marrë mësim nga përvoja e saj e kaluar në Jugosllavi, pasi që “ajo asnjëherë nuk pranoi ndonjë gabim” atje.

“Unë besoj se BE do të sillet pikërisht në të njëjtën mënyrë, sepse Kosova nuk është një zonë që i takon klubit, klubit të pasur, siç është Spanja”, shtoi ai.

Në rastin e Jugosllavisë dhe Kosovës, BE-ja “vendosi për fatin e shteteve jashtë Bashkimit Evropian”, sepse, ndonëse ajo kërkon “stabilitet në vendet e BE”, nuk e ka problem kur bëhet fjalë për “paqëndrueshmëri jashtë BE-së”. sepse kjo i jep BE-së një justifikim për të projektuar veten në ato zona, “argumentoi Gasic.

Analisti politik vazhdoi të theksonte se “nëse BE-ja dëshiron të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duhet të kundërshtojë shkëputjet në Spanjë, në Serbi ose në ndonjë vend tjetër, në përputhje me kushtet e Aktit Final të Helsinkit dhe të Kartës së OKB. Vetvendosja duhet të jetë brenda shteteve kombëtare ose më mirë brenda shteteve”.

“BE-ja sillet në mënyrë selektive sipas shtrirjes se interesave të saj të pushtetit. E përkrah Spanjën jo sepse Spanja ka të drejtë, por besoj se e mbështet Spanjën sepse ashtu i përshtatet. Ajo e kundërshtonte Jugosllavinë dhe Serbinë sepse ishte një mundësi për vendosjen atje të fuqisë së saj të projektuar”.

“Unë mendoj se të gjithë serbët e shohin krahasimin mes Katalanjës dhe Kosovës. Kjo është diçka që edhe Katalanasit e shohin vetë. Qeveria e Katalanjas pret që BE të mbështesë përpjekjen e saj për pavarësi, sepse ajo mendon” nëse një grupi kriminel trafikantësh droge dhe organesh në Kosovë i lejohet të ndaje Kosovën nga Serbia, atëherë pse ne Katalanasve të qytetëruar nuk e kemi të njëjten kënaqësi ndarjeje nga Spanja? ”

Ju ndoshta mund të fajësoni Katalanasit për kapjen e kutisë së hapur të Pandorës për të cilën BE është përgjegjëse. Është pak vonë për BE-në që të rikujtojë ligjin ndërkombëtar tani në kufirin e saj perëndimor, kur ajo e injoronte atë në kufirin e saj lindor, “tha Gasic për RT.

“Pse nuk po bombardohet Madriti për 78 ditë nga Nato?”

Ish-diplomati Britanik William Mallinson tha për RT se një pjesë e madhe e problemit që përfshin krizën Katalanase është “madhësia e madhe e Bashkimit Evropian dhe globalizimit” që sjell “shkatërrimin e ngadaltë të vetë shtetit kombëtar”.

Ky dobësim i shtetit komb shkakton “pjesët më të vogla të irritohen”.

Mallinson hoqi paralele midis asaj që po ndodh sot në Spanjë me ngjarjet e kaluara kur NATO kreu një ofensivë të pamëshirshme ndaj Jugosllavisë dhe kryeqytetit Beograd mbi çështjen e pavarësisë së Kosovës.

“Pse NATO nuk po e bombardon Madritin për 78 ditë pasi situata në shumë aspekte është shumë e ngjashme”.

“Në fakt, Kosova është edhe më shumë pjesë e Serbisë sesa Katalonia është për Spanjën. Le të kujtojmënë Mesjetën kur Ferdinandi dhe Isabella i bashkuan të gjitha ato copa të Spanjës së bashku. Le të kujtojmë se Spanja është një vend me bashkime, është një konglomerat. Ne gjithashtu duhet të mbajmë mend këtë efekt të rrezikshëm. Kjo do ta ushqejë zemërimin Bask gjithnjë e më shumë. Dhe natyrisht, pjesë të tjera të Evropës , ndoshta edhe Walloons në Belgjikë, për të mos përmendur Skocinë, “vazhdoi ai.

Mallinson sugjeroi që zgjidhja e mundshme për krizën e vazhdueshme do të ishte “nxirrini jashtë kokat e nxehta dhe merreni Z. Rajoy të flase me Liderët e Katalanjës për të provuar të bëjnë një lloj kompromisi të përkohshëm, ndërkohë që të gjithë bëhen bashkë dhe përpiqen ti ndalin këto efekte dëmtuese të globalizimit dhe shkatërrimit të shtetit kombëtar”.

“Mbajini jashtë njerëzit që ndërhyjnë,” theksoi ai./Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne