Pse nuk nxirren analizat e helmimit në mitingun e PD-së?

Instituti i Mjekësisë Ligjore i ka kthyer përgjigje me shkrim Prokurorisë së Tiranës se ku shkruan se nuk ka mundësi, që brenda një kohe të shkurtër të përcaktojë shkakun e helmimit të 140 pjesëmarrësve në mitingun hapës së fushatës të Partisë Demokratike.

Përveç pamundësisë, nëse këto analiza do të kryheshin në Tiranë do të kishin një kosto të lartë të cilën buxheti i Mjekësisë Ligjore nuk e përballon. Janë rreth 32 mijë substanca kimike, të cilat duhet të kalonin në sitën e ekspertëve.

Në këtë mënyrë hetuesit do t’i nisin një letër porosi autoriteteve gjermane, ku do të kërkojnë ndihmën e tyre. Analizat e 20 personave, të cilët janë me kartelë mjekësore pasi qëndruar dy ditë në spital do të dërgohen në një laborator gjerman.

Grupi hetimor shpreson që brenda disa ditësh të ketë përgjigjen e saktë se çfarë solli helmimin e pjesëmarrësve në miting. Për prokurorinë është një hetim kompleks dhe i vështirë.

Prokuroria dyshon se shkak mund të jenë bërë edhe ndriçuesit që u përdoren në miting dhe sekuestroi 11 prozhektore.

Aksioni për sekuestrimin e tyre u pengua nga Ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj, i cili jashtë kompetencave të tij ligjore urdhëroi oficerët e Policisë Gjyqësore të mos i sekuestronin ndriçuesit, edhe pse prokuroria kishte urdhëruar marrjen e tyre, si provë materiale në një hetim penal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne