Pse policia e shtetit nuk po gjen “paqe”

Lëvizje të tjera në Polici. Të paktën 12 emra zëvendësdrejtorësh dhe shefash komisariatesh kanë lëvizur në detyra të tjera, në qarqe ose edhe në Policinë e Tiranës. Kështu shkarkohet zv drejtori Skënder Hita, emërohet në po të njëjtën detyrë në Lezhë.
Në vend të tij në Tiranë emërohet Arsen Sinomati, i cili mbante detyrën e shefit të komisariatit 2. Shkarkohet shefi i Komisariatit 1 Elton Alushi. Emërohet shef sektori në krimet e lehta në Policinë e Tiranës.

Shkarkohet shefi i komisariatit nr. 4 Alket Shatro. Emërohet specialist në sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme. Në komisariatin nr. 4 emërohet Agim Hoxha ish-shefi i komisariatit Shijak. Në Shijak emërohet Aliosha Broka. Shkarkohet shefi i sektorit “Shqiponja” Vladimir Laska. Në vend të tij emërohet Olti Bistri. Shkarkohet shefi i komisariatit 6 Neritan Boci. Në vend të tij emërohet Arben Aliko. Shkarkohet shefi i komisariatit rrugor Ervin Hasrama. Në vend të tij emërohet Erjon Ahmeti. Shkarkime ka pasur edhe në komisariate e Drejtori në qarqe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress