“Pse Putin do të pranonte marrëveshje për Kosovën, pa ia dhënë Krimenë”

Serbia ka prezantuar idenë e ndarjes së Kosovës edhe zyrtarisht dje në Shtëpinë e Bardhë ku ka qëndruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. Pas takimit me këshilltarin e Trumpit, John Bolton, Daçiq ka thënë se administrata aktuale në SHBA ka një qëndrim të ndryshëm nga ai i kaluari rreth Kosovës.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë nuk ka njoftuar rreth takimit të këshilltarit të Trumpit për Siguri Nacionale me Daçiqin, ndërsa SHBA-ja nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar aktualisht se mbi çfarë premisa duhet të gjendet zgjidhja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por, për analistët qëndrimi i fortë amerikan pas takimit Trump – Putin kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia, flet edhe për Kosovën.

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se Putini nuk do të pajtohej për asgjë për Kosovën pa e marrë Krimenë.

“Pse Putin do të pajtohej për diçka rreth Kosovës pa e marrë Krimenë prapa”. Departamenti i Shtetit sapo lëshoi një deklaratë të paekuivoke kundër aneksimit nga ana e Rusisë” ka shkruar ai./ ekspres

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne