Pse Rama dhe Basha i hoqën qafe dëshmitarët dhe vendosën të flasin kokë më kokë

Në takimin e sotën në presidencë ka bërë përshtypje fakti se ndryshe nga një ditë më parë mungonin krerët e dy grupeve parlamentare, Ruçi dhe Paloka. Ideja për “eleminimin” e tyre me gjasë është kërkuar nga kryeministri Rama bën me dije për Lapsi.al një diplomat i huaj në Tiranë. Sipas këtij burimi kryeministri I është ankuar përfaqësuesve të ambasadave të huaj për takimin e së enjtes. “Basha nuk fliste si një njeri që ka ardhur për negociata por si një demagog që mbante fjalim në miting partie. Ai herë bërtiste për drogën dhe herë më bënte mua thirrje se pot ë pranoja kompromis do të mbahesh mend si burrështetas” mësohet se u ka thënë Rama ambasadorëve që ka takuar dje dhe sot.

Dhe “nisur nga kjo -thotë burimi i Lapsit-kryeministri ka menduar se nëse Basha nuk do të shoqërohej nga një dëshmitar tjetër i partisë së tij, ai do të qe më normal. Do të hiqte dorë nga parrulat dhe do të qe më I prirur për zgjidhje praktike”.

Me sa duket kjo kërkesë e Ramës ka ndikuar në faktin që nga diplomatët i është kërkuar Nishanit një takim kokë më kokë që do ta lehtësonte Bashën nga pesha e një dëshmitari të partisë së tij dhe do ta lehtesonte procesin qe Rama me Bashen te gjejne dicka te perbashket dhe fitimprurse per te dy ata.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne