Pse Rama nuk mund ta shkarkojë Metën! Edhe sikur t’i bashkohen të gjithë deputetët

Kur janë shtuar zërat se presidenti Meta mund të shkarkohet, duket se ky është një mision i pamundur, sa kohë që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese.

Neni 90 i Kushtetutës parashikon qartë se presidenti mund të shkarkohet vetëm pasi i konstatohet një shkelje e rëndë, dhe nëse nismën për shkarkimin e tij e firmosin ¼ e deputetëve.

Ndërkohë që për të vendosur shkarkimin duhen ¾ e deputetëve e thënë ndryshe 94 vota nga 140 deputetë që ka referuar Kushtetutës Kuvendi. Edhe në rastin kur Rama mund të marrë pas vetes të gjithë deputetët e Kuvendit, së bashku me opozitën e re, pra 122 ligjvënës, ka një pikë të fundit në Kushtetutë që i lidh këmbët.

Pikërisht që shkarkimi i presidentit të quhet i ligjshëm duhet që rë shprehet Gjykata Kushtetuese, që në vendin tonë është tashmë prej muajsh jashtë funksionit.

Ndërtimi i saj do të kërkojë kohë dhe n jë vullnet të gjerë politik, në të kundërt do të binte dhe kali i betejës i kësaj mazhorance që ka qenë Reforma në Drejtësi.

Pak kohë më parë i pyetur për daljen jashtë funksionit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri Rama do të shprehej se më mirë një djep bosh se me shejtanin brenda, ndërsa sot nuk dihet se çfarë bluan në kokën e tij.

Neni 90 i Kushtetutës parashikon:

1.Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.
2.Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.
3.Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

 

 

 

 

burimi:/faxweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne