Pse Turqia ka nevojë për sistemin rus Pantsir?

Pavarësisht nga presioni i jashtëm nga SHBA, Turqia ende po ecën përpara me planin e saj për të blerë sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400.

Tani Rusia ka shprehur gatishmërinë e saj për t’i shitur Turqisë sistemin modern të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër, Pantsir-S1. Kreu i Shërbimit Federal Rus të Bashkëpunimit Ushtarak-Teknik Dmitry Shugaev ka deklaruar kohët e fundit se Rusia është e gatshme t’i shesë Turqisë sistemin anti-ajror Pantsir-S1 për të mbrojtur sistemin S-400 që është blerë nga Ankaraja.

Zëvendëskryetari i partisë turke “Mëmëdheu”, ish-pilot dhe ish-gjenerali Bejazit Karatash beson se blerja e sistemeve Pantsir nga Rusia do të ishte një hap logjik për Turqinë. “Nëse blini sistemin e mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë, duke goditur objektivat që fluturojnë në një lartësi të lartë, ju duhet të siguroni mbrojtjen e tij nga kërcënimet ajrore, ju duhet të krijoni një ombrellë kundër raketave me lartësi më të ulët për të mbrojtur sistemet si S-400 ose Patriot “, tha Kartash.

Victor Murakhovsky, ekspert ushtarak rus, vuri në dukje se sistemet S-400 dhe Pantsir funksionojnë në mënyrë efektive në bashkëpunim. Një divizion i sistemit S-400 kërkon një skuadron të Pantsir-S1, i cili i mbron ata nga raketat anti-radar, nga raketat ajër-tokë dhe nga dronë të vegjël pa pilot. Sipas tij, reagimi i Pantsir gjatë sulmeve të dronëve në bazën Hmeimim në Siri është shembull në këtë rast. Ndërsa Pantsir po shkatërronte dronë të vegjël, S-400 po vazhdonte të monitoronte hapësirën ajrore, shpjegon eksperti rus. Ai shtoi se në kombinim me S-400, Pantsir krijon një sistem mbrojtës të padepërtueshëm, pasi avionët dhe raketat e armikut mund të kapen në çdo lartësi, “nga zero deri në hapësirë”, në distanca të mëdha dhe nga çdo drejtim që vijnë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne