Psikologët pas programit të “torturës” së CIA-s do të dalin në gjyq së shpejti

Dy psikologë, të cilët ndihmuan në hartimin e programit të marrjes në pyetje të CIA-s pas 11 shtatorit, do të dalin në gjyq në shtator për nxitjen e përdorimit të metodave të torturës si hedhja e ujit në fytyrën e shtrirë, uria dhe lidhja me zinxhirë e të burgosurve në pozicione të stresit ekstrem.

Gjykatësit federalë në Uashington urdhëruan të hënën një padi në emër të tre ish të burgosurve – njëri prej së cilëve vdiq në një burg të CIA-s pas një marrjeje të ashpër në pyetjeje – duke hedhur poshtë përpjekjet për të detyruar një zgjidhje dhe për të parandaluar një dëgjim të plotë të rastit.

Padia, e paraqitur nga Bashkimi Amerikan për Liritë Civile (ACLU) në emër të ish të burgosurve, do të jetë e para që përfshin hedhjen në gjyq të programit të torturës.

Qeveria i ka parandaluar përpjekjet e mëparshme, duke thënë se është e nevojshme të mbrohet inteligjenca e ndjeshme.

Rasti synon psikologët James Mitchell dhe Bruce Jessen, të cilët u rekrutuan nga CIA në vitin 2002 për të hartuar dhe ndihmuar në marrjen në pyetje të të dyshuarve të luftës kundër terrorizmit, të kapur në Afganistan dhe gjetkë.

Të dy u paguan 80 milionë dollarë për punën e tyre, ku përfshihej edhe marrja në pyetje e Khalid Sheikh Mohammed, organizatori i sulmeve të 11 shtatorit 2001 nga Al-Kaeda, dhe Abu Zubaydah, një tjetër zyrtar i lartë i Al-Kaedës.

Padia pretendon se Jessen dhe Mitchell ishin përgjegjës dhe përfitonin financiarisht nga tortura ilegale e tanzanianit Suleiman Abdullah Salim, libianit Mohamed Ahmed Ben Soud dhe afganistanezit Gul Rahman.

Dy të parët u liruan pas shumë vitesh burgim, ndërsa Rahman vdiq nga hipotermia në një qeli burgu të CIA-s në nëntor 2002, që erdhi, sipas ACLU, pas dy javësh “torture brutale”.

“Kjo është një ditë historike për klientët tanë dhe të gjithë ata që kërkojnë përgjegjësi për torturat”, tha avokati i ACLU, Dror Ladin në një deklaratë.

“Vendimi i gjykatës do të thotë se për herë të parë, individët përgjegjës për programin e torturës brutale dhe të paligjshme të CIA-s, do të përballen me llogaridhënie kuptimplotë ligjore për atë që kanë bërë. Klientët tanë e kanë pritur një kohë të gjatë drejtësinë”.

Gjykata hodhi poshtë argumentet e psikologëve se ata nuk ishin përgjegjës për të gjitha aktivitetet e marrjes në pyetje të CIA-s, dhe se nuk kishin të bënin me marrjen në pyetje të dy burrave.

Ata gjithashtu pretenduan se nuk ishin përgjegjës për vendime specifike për të përdorur të ashtuquajturat “teknika të zgjeruara të marrjes në pyetje” në rastet specifike të të treve, por vetëm furnizuan CIA-n me një listë metodash për të zgjedhur.

Duke e mbrojtur këtë akt si të ligjshëm, ata përmendën një gjykim pas Luftës së Dytë Botërore që e pastroi nga fajësia për vrasjet masive një teknik të përfshirë në furnizimin me helm nga gazi Zyklon B në kampet e përqendrimit nazist.

Ata pohuan gjithashtu se vendimi për të përdorur teknika të tilla ishte marrë nga CIA dhe miratuar nga Departamenti i Drejtësisë, dhe se ata nuk mund të konsiderohen si përgjegjës. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne