Publikohen datat e ripërsëritjes së provimeve të maturës!

Nga 24 gushti deri në 3 shtator do të zhvillojnë provimet e maturës, nxënësit të cilët nuk kaluan në provimet e qershorit.

Datat për zhvillimin e provimeve janë:

  • Në 24 gusht, provimi i gjuhës së huaj;
  • Në 27 gusht, provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë;
  • Në 31 gusht, provimi i matematikës;
  • Në 3 shtator, provimi i lëndës me zgjedhje.

Njësoj si në qershor, provimet do të zhvillohen në respektim të protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë për përhapjen e Covid-19.

Testet do të kenë vetëm pyetje me alternativa dhe secili provim do të zgjasë 2 orë e gjysëm./Exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne